Lidhja në rrjete me valë
"Canon EOS-1D X Mark III" vjen me "Wi-Fi" të integruar, që është ideal për komunikimin me pajisje inteligjente dhe kompjuterë, qoftë në studio apo në vend.
Celularët dhe tabletat me aplikacionin "Camera Connect' dhe "Digital Photo Professional Express"* mund të përdoren për shfletimin, modifikimin, retushimin dhe transmetimin e fotove kur jeni në lëvizje. Ato mund të veprojnë dhe si telekomandë e sofistikuar për kamerën, duke ju lejuar kompozimin në ekranin e pajisjes, të ndryshoni cilësimet e kamerës dhe të shkrepni foto dhe video. Edhe kompjuterët PC dhe Mac me programin "EOS Utility" mund t'i kryejnë këto detyra.
Dhe kur duhet lidhje më e fuqishme me valë, opsioni me adaptorin WFT-E9 me valë ju ofron rreze më të gjatë dhe më shumë qëndrueshmëri në zona me "kongjestion elektronik" si p.sh. stadiumet e futbollit. Mbështet standardin MIMO 802.11ac, i cili përdor të dy brezat 5 GHz dhe 2,4 GHz për komunikim në rreze prej deri në 150 metrash, si dhe mundëson lidhje me serverë të siguruar SFTP.
* Kërkon që pajisja smart të ketë Bluetooth të versionit 4.0 (e lart). Kërkon po ashtu që pajisja inteligjente të përdorë sistemin operativ iOS 11.4 (e lart) ose Android 5.0 (e lart)