ARTIKULLI

Canon EOS-1D X Mark III: Filmime profesionale

Canon EOS-1D X Mark III

Regjisorët krijues dhe rrëfimtarët vizivë mund të përdorin "Canon EOS-1D X Mark III" për të shkrepur video kuadërplota 4k më 60 kuadro/sekondë, duke xhiruar brenda kamerës me kodekun 10-bitësh HEVC/H.265 me "Canon Log' ose "12-bit Raw", për diapazon të zgjeruar dinamik dhe gradim të lehtë të ngjyrave gjatë montazhit.

Regjistrim 4K dhe 5.5K Raw

Cilido qoftë procesi juaj i montazhit, "Canon EOS-1D X Mark III" mund të marrë filmime që përshtaten më së miri dhe mundësojnë nivele të reja cilësie figure dhe krijimtarie.

Shkrepeni videon e mbimoduluar DCI 4K/60p së brendshmi duke përdorur gjerësinë e plotë të sensorit*, që objektivi të shohë njësoj si kur shkrepni foto. "Canon EOS-1D X Mark III" mund të shkrepë në formate kuadri 17:9 DCI ose 16:9 UHD dhe t'i filmojë rezultatet ose duke përdorur kodekun H.264 ose me kodekun 10-bitësh H.265 kur përdoret "Canon Log". Filmimet e shkrepura në këtë mënyrë janë qëllimisht më të ulëta në kontrast, që të lehtësohet gradimi i ngjyrave gjatë montazhit.

Canon EOS-1D X Mark III

Canon EOS-1D X Mark III mund të filmojë dhe me 5.5K së brendshmi drejt kartave të veta CFexpress, duke u dhënë regjisorëve cilësi të paprecedente figure. Prisni më shumë gradacion të ngjyrave natyrale dhe më shumë diapazon dinamik, që ju mundëson shikimin e theksimeve dhe të hijezimeve me 12 shkallë diferencë.

Këta skedarë 5472x2886 pikselë, 12-bit, CRM mund të regjistrohen në formate standarde ose të kompresuara dhe të procesohen duke përdorur softuerin e dhënë Digital Photo Pro ose me shumë programe të njohura të redaktimit jolinear. Canon EOS-1D X Mark III mund të regjistrojë njëherësh dhe skedar Proxy 4K, i cili mund të përdoret për të përshpejtuar proceset e retushimit.

Ofrohet dhe regjistrim në "Full HD" me "Dual Pixel AF", në shpejtësi kuadri prej deri në 120 fps. Ideale për efekte xhirimi të ngadalësuar në të katërtën e shpejtësisë.

* UHD 4K nuk përdor gjerësinë e plotë të sensorit të kamerës

Dual Pixel CMOS AF

Kur filmoni "Dual Pixel AF" ofron fokusim të shtruar për objektet e zgjedhura duke prekur në ekranin e kamerës (ose ekranin e një pajisjeje inteligjente që punon me aplikacionin "Canon Camera Connect").* Fytyrat dhe objekte të tjera mund të gjurmohen përreth kuadrit dhe kamera do të rifokusohet shtruar për t'i mbajtur të mprehta. Mund dhe të zgjidhni se cilit sy duhet t'i japë përparësi sistemi i fokusimit, ose lëreni kamerën të zgjedhë atë që ndodhet më pranë saj.

* Dual Pixel AF funksionon në të gjitha modalitetet, përveç non-crop 4K ose RAW në filmimet 60p/50p.

Kulmi i fokusit

Kur fokusoni manualisht, kulminimi i fokusit përcakton se cilat pjesë të skenave janë në fokus, duke i theksuar me një kontur të ngjyrosur. Kjo tregon dhe thellësinë e fushës duke theksuar zona që do të duken të mprehta në aperturën e zgjedhur.

Stabilizimi i figurës për filma

"Movie Digital IS" ofron një stabilizim figure tejet efikas me pesë akse kur filmoni me kamerë dore – duke hequr dridhjen e shkaktuar nga lëvizja e kamerës. Një modalitet i optimizuar dikton e korrigjon llojin e lëvizjeve të hasur gjatë ecjes me kamerë – p.sh. gjatë ndjekjes së një subjekti në lëvizje.

Rezultatet janë thjesht mahnitëse – filmime pa lëkundje, të shtruara e profesionale që duken bukur së bashku me çfarëdo tjetër të shkrepur në videokamerat më të mira.

Nxjerrja e pozave në rezolucion të lartë

Videoja e filmuar në 4K mund të përdoret për të krijuar foto 8,8-megapikselëshe. Thjesht riluajeni filmimin në fjalë në pjesën e pasme të kamerës, me xhirim të ngadalësuar dhe përdorni butonin e shkrehësit për të nxjerrë poza. Kjo është një mënyrë e mirë për subjekte në lëvizje të shpejtë, që tani mund të shkrepen në 4K 60p dhe të nxirren në vijim si foto.


< Kthehu te përmbledhja e "Canon EOS-1D X Mark III"

Artikujt e lidhur