ARTIKULLI

Canon EOS-1D X Mark III: Cilësia e figurës

Canon EOS-1D X Mark III
© Marina Cano – Përfaqësuese nderi e "Canon"

Ndriçim i mirë, ndriçim i keq, zëre se s'ka ndriçim… cilatdo qofshin rrethanat "Canon EOS-1D X Mark III" arrin cilësi mahnitëse figure. Nga thellësia e tij e detajeve të hijeve deri te saktësia e tij e ngjyrave, mund të keni vetëbesimin se pamjet që shkrepni nuk do të duken asgjë më pak se të jashtëzakonshme.

Sensor 20,1-megapikselësh CMOS me porosi

"Canon EOS-1D X Mark III" përdor gjeneratën e re të teknologjisë sonë të avancuar të figurës CMOS. Një sensor kuadërplotë me projektim të posaçëm ofron rezolucion 20,1-megapikselësh – balancë ideale mes cilësisë së imazhit, performancës dhe shpejtësisë së proceseve të punës.

Canon EOS-1D X Mark III

Krahasuar me pararendësit e vet, "Canon EOS-1D X Mark III" ofron diapazon më të lartë dinamik, pakësim më të avancuar të zhurmës në të gjitha nivelet e ndjeshmërisë ISO, si dhe lexim më të shpejtë të të dhënave imazherike. Ndjeshmëria standarde ISO tani luhatet nga ISO 100 deri në ISO 102400 dhe mund të zgjerohet deri në një diapazon mahnitës ISO 50-819200, duke caktuar standarde të reja performance në ndriçim të ulët.

"Canon EOS-1D X Mark III" përmban gjithashtu një filtër Gausi niveli të ulët (LPF), që pakëson efektin moiré më me efikasitet se modelet standarde të LPF ndërsa realizon figurë më të qartë e më të detajuar.

Procesori i figurës DIGIC X

"Canon EOS-1D X Mark III" vjen me një procesor DIGIC X që sjell nivele të reja performance në duart e fotografëve që nuk bëjnë kompromise. Madje cakton dhe standarde të reja në efikasitetin energjetik. Në fakt, kohëzgjatja e baterisë është mbi dyfish se sajo e "EOS-1D X Mark II".*

Përgatituni të shkrepni me 20 fps në modalitetin "Live View" dhe me 16 fps përmes inkuadruesit optik të "Canon EOS-1D X Mark III", të dy të shoqëruar nga vetëfokusim dhe vetekspozim i vazhduar, si dhe një memorie specifike fotosh prej mbi 1000 pozash. Por DIGIC X është më shumë se thjesht shpejtësi.

DIGIC X mundëson dhe nivele më të ulëta zhurme në të gjitha ndjeshmëritë ISO, qartësi të përmirësuar me një rregullim qartësi krejt të ri, si dhe diapazon ekstradinamik, falë një teknologjie "Auto Lighting Optimizer (ALO)" dhe "Highlight Tone Priority+".

* Bazuar në standardet e CIPA

Canon EOS-1D X Mark III

DIGIC X është gjithashtu truri pas vetëtrajnimit të thelluar të vetëfokusimit të "Canon EOS-1D X Mark III", si dhe mundëson kapacitetet e integruara të "Digital Lens Optimizer" të kamerës. Ky procesim figure merret me çfarëdo problemesh optike që nuk mund të korrigjohen vetëm nga modeli i objektivit, si p.sh. aberracioni dhe shpërhapja. Duke qenë se "Digital Lens Optimizer" nuk e ngadalëson fare "Canon EOS-1D X Mark III", mund të përdoret tani nga fotografët e lajmeve, sporteve dhe të natyrës së egër që shkrepin në shpejtësi të larta.

Një zgjedhje formatesh të skedarëve

"Canon EOS-1D X Mark III" ju jep shumë mundësi zgjedhjeje mes formateve të skedarëve fotografikë, ndaj dhe mund të zgjidhni atë që i bën më së miri punës që keni në dorë.

Skedarë "CR3 Raw"

Formati i skedarit "CR3 Raw" tani mbërrin dhe në serinë "EOS-1D".

  • Mund të shkrepet në formë të pangjeshur – duke maksimizuar cilësinë e figurës me diapazon të stërmadh dinamik dhe 16 384 gradacione për kanal ngjyrash. Ideal për rastet kur pamjet duhen procesuar rëndshëm në montazh.
  • Ose si skedar i ngjeshur, duke kursyer deri në 40 për qind të madhësisë së skedarit me fare pak rënie të dukshme të cilësisë së figurës drejt e nga kamera.

Skedarët "CR3 Raw" mbështeten plotësisht nga softueri ynë "Digital Photo Professional", që jepet falas me "Canon EOS-1D X Mark III", si dhe nga studiot e mëdha programuese, si p.sh. "Adobe" dhe "Apple".

Skedarët JPEG dhe HEIF

Kur ju duhet t'i transmetoni me shpejtësi pamjet, nuk ka të dytë si skedarët JPEG – deri tani d.m.th. "Canon EOS-1D X Mark III" ju jep dhe mundësinë të shkrepni në skedarë HEIF (format figure i efikasitetit të lartë), që bazohet në kodekun e videos, HVEC.

Skedarët HEIF ju japin cilësi të përmirësuar figure, në krahasim me skedarët JPEG, por me thuajse të njëjtën madhësi figure. Formati lejon ngjyra 10-bitëshe për diapazon më të lartë dinamik, duke lejuar shkrepjen e pamjeve HDR PQ.

Mbështetja për skedarët HEIF po rritet me kalimin e kohës, këta skedarë mund të procesohen dhe në kamerë për të nxjerrë skedarë standardë JPEG.

Matje hiper e saktë e ekspozimit

Një sensor i dedikuar matjeje 400k RGB+IR e shpie saktësinë e ekspozimit në nivele të reja, me 400 000 pikselë të grupuar në 216 zona matjeje. Kur përdorni inkuadruesin optik të kamerës, ndriçimi vlerësohet në secilën zonë dhe ekspozimi përllogaritet me saktësi absolute.

Ky është një sensor ekspozimi që shikon njësoj si ju – në ngjyrë të plotë. Mund të pikasë fytyrat dhe objekte të tjera, si dhe të ndihmojë sistemin e vetëfokusimit të kamerës që t'i mbajë në fokus të mprehtë teksa lëvizin nëpër kuadër.

Canon EOS-1D X Mark III

Sensori pikas rrezatimin infrakuq si dhe dritën, çka e ndihmon të dallojë subjekte që pasqyrojnë fort rrezatimin infrakuq dhe të kompensojë për këtë gjatë përllogaritjes së ekspozimit. Ndjeshmëria infrakuqe ndihmon dhe në parandalimin e gabimeve të vetëfokusimit në situata me ndriçim të përzier dhe përmirëson precizionin e teknologjive "Auto White Balance", "Picture Style Auto", "Auto Lighting Optimizer" dhe "Flicker Detection".

Canon EOS-1D X Mark III
© Marino cano

Balanca E-TTL

Sensori matës 400k RGB+IR i "Canon EOS-1D X Mark III" mundëson dhe matje të saktë të ekspozimit ndaj blicit, si dhe është shtuar një opsion i ri balance E-TTL për t'u dhënë fotografëve më shumë kontroll për mënyrën se si drita e blicit kombinohet me dritën e ambientit.

Raporti i ndriçimit mund të ndryshohet midis përparësisë së "Ambience" (ku drita natyrale është burimi dominant i dritës dhe blici është plotësues) dhe përparësisë së "Flash" (ku rolet anasillen). Ka dhe një modalitet standard, në të cilin drita e ambientit dhe e blicit marrin peshë të barabartë si në kamerat ekzistuese EOS.


< Kthehu te përmbledhja e "Canon EOS-1D X Mark III"

Artikujt e lidhur