ARTIKULLI

Canon EOS-1D X Mark III: Shpejtësi marramendëse…

Canon EOS-1D X Mark III
© Marina Cano – Përfaqësuese nderi e "Canon"

Disa çaste ndodhin sa hap e mbyll sytë: sprinteri kalon vijën e finishit ose një fajkua deti që kacafytet me një peshk të dalë nga uji. Nuk ka hapësirë për gabime në raste të tilla. Një grimë më herët apo më vonë dhe çasti ju ikën nga duart – shpesh për të mos e parë kurrë më. Pikërisht për këto raste kemi krijuar "Canon EOS-1D X Mark III".

Shkrepje e vazhduar deri në 20 fps

"Canon EOS-1D X Mark III" mund të shkrepë deri në 20 foto kuadërplota 20,1-megapikselëshe çdo sekondë kur shkrepni në modalitet pamjeje direkte, duke përdorur qoftë shkrehësin e tij mekanik për ta kapur lëvizjen me besnikëri apo shkrehës elektronik për shkrepje tërësisht të pazëshme.

Kur përdorni inkuadruesin e kamerës shpejtësia e vazhduar e shkrepjes është 16 fps – një arritje e jashtëzakonshme për një kamerë DSLR dhe një e mundësuar nga ekspertiza e "Canon" në inxhinierinë mekanike. përdoren motorë me transmision direkt për lëvizjen e pasqyrës së reflektimit lart dhe poshtë, duke e kthyer në pozicionin e vet të qëndrimit, shpejt, saktë dhe me "kërcim minimal të pasqyrës".

Shkrehësi i "Canon EOS-1D X Mark III" ka specifikim nominal për 500 000 poza, duke ofruar nivele shpejtësie dhe qëndrueshmërie që ju japin vetëbesim edhe kur jeni nën presion.

Dy fole "CFexpress"

"Canon EOS-1D X Mark III" përdor "CFexpress", gjenerata e re e njësive ruajtëse nga "Compact Flash Association". Këto karta kanë shpejtësi shumë më të larta regjistrimi, duke lejuar shkrepje prej 20 fps në modalitetet RAW dhe JPEG për një numër të pabesueshëm prej 1000 pozash, pa vonesa, plus një regjistrim të brendshëm videoje 5.5K Raw.

Duke dëgjuar mendimet e fotografëve profesionistë, tani kemi mundësi t'i ruajmë fotot në një kartë dhe filmimet në një tjetër.

Canon EOS-1D X Mark III
Canon EOS-1D X Mark III

Shikoni në kohë reale

Jepini vetes avantazhin konkurrues me anë të inkuadruesit të jashtëzakonshëm optik të "Canon EOS-1D X Mark III" me zero vonesë. Shikojini ngjarjet tek zhvillohen në kohë reale, duke përmirësuar kohën e reagimit dhe duke ju mundësuar shkrepjen e momenteve përpara se t'i regjistrojnë dhe inkuadruesit më të shpejtë elektronikë.

Fuqia e DIGIC X

Në zemër të "Canon EOS-1D X Mark III" qëndron një procesor figure DIGIC X – një aparaturë që ka më shumë fuqi se procesorët e mëparshëm DIGIC dhe që i mundëson kamerës të funksionojë në shpejtësi të pabesueshme. Përveç cilësisë mahnitëse të figurës, edhe në kushtet më sfiduese, procesori DIGIC X mundëson shkrepje të vazhduar për deri në 20 fps me vetëfokusim, vetekspozim dhe procesim të plotë DLO nga vetë kamera.


< Kthehu te përmbledhja e "Canon EOS-1D X Mark III"

Artikujt e lidhur