Canon EOS-1D X Mark III

Jeta është plot me momente të papërsëritshme. Shkrepni më shumë prej tyre me anë të "EOS-1D X Mark III" dhe tregojini botës historinë tuaj vizuale.

I shpejtë, i përpiktë dhe i fuqishëm pa cenuar cilësinë:

Shihni pikat e forta të "Canon EOS-1D X Mark III"

Shpejtësi marramendëse. marramendëse

Disa momente janë të papërsëritshme. Ikin në të qindtat e sekondës, për të mos u kthyer më. Ruajini përgjithmonë me "EOS-1D X Mark III", duke shkrepur aksionin deri në 20 fps.

Vetëfokusim inteligjent që do t'ju lërë pa mend

Shkrepini fotot me qartësi dhe mprehtësi mahnitëse. Algoritmet e vetëtrajnimit të thelluar të vetëfokusimit njohin çdo lloj situate dhe mund të gjurmojnë edhe fytyra të fshehura pas syzeve apo kokores.

Cilësi e lartë në kushte të vështira

Procesori "DIGIC X" dhe 20 megapikselët me porosi janë të jashtëzakonshëm në ndriçim të ulët – deri në ISO 102 400, me zgjerim deri në 819 200. "EOS-1D X Mark III" ofron një diapazon të jashtëzakonshëm dinamik.

Një aparaturë mahnitëse filmimi

Kur vjen puna te videoja, "EOS-1D X Mark III" përshtatet me thuajse çfarëdo procesi pune. Shkrepni në 4K 60p kuadërplotë ose filmime 5.5K RAW që krijojnë shanse të reja krijuese.

Ruani lidhjet, jini konkurrent

Qoftë nëse jeni në stadiume të pajisura me "Ethernet" apo nëse po transmetoni pamje me afat të ngushtë me anë të "Wi-Fi", "EOS-1D X Mark III" ju mban përpara konkurrencës.

Canon Camera

Një zgjatim i mendjes suaj krijuese

Duke marrë anët më të mira nga kamerat tona DSLR dhe pa pasqyra, "EOS-1D X Mark III" është projektuar për të qenë i fortë, i qëndrueshëm dhe intuitiv – sa më pranë të padukshmes që mund të jetë një kamerë.

Canon Camera

Specifikimet

  • Sensor kuadërplotë 20-megapikselësh

    Me diapazon dinamik dhe ndjeshmëri të lartë ISO

  • Video 5.5K Raw

    Filmoni me cilësi maksimale figure

  • Procesori i figurës DIGIC X

    Për shpejtësi rrufe dhe cilësi mahnitëse figure

  • Filmime në 4K/60p

    Filmoni video në ekran të plotë deri në rezolucion 4K dhe 60 fps me "Canon Log" dhe H.265

  • Shkrepje e vazhduar deri në 20 fps

    Shkrepni deri në 20 fps në modalitet "Live View" dhe në 16 fps kur përdorni inkuadruesin optik

  • Dual Pixel CMOS AF

    Fokusohet me shpejtësi rrufe gjatë fotografimit dhe shtruar gjatë filmimit

Ka dalë program i ri i integruar duke shtuar gjurmim të përmirësuar të kokave në sistemin AF, plus një numër funksionesh të tjera të dobishme. Shkarkim nga faqja e suportit.

Krahasim mes "EOS-1D X Mark III" dhe "EOS-1D X Mark II"

Trupi i kamerës

Sensor

Sensor CMOS, 20,1-megapikselësh
Sensor CMOS, 20,2-megapikselësh

Ndjeshmëria ISO

ISO 100-102,400 (H: ISO 819,200)
ISO 100-51,200 (H: ISO 409,600)

Shkrepje e vazhduar (OVF/Live View)

16/20 fps
14 fps/16 fps* pa gjurmim me vetëfokusim

Numri i pikave të vetëfokusimit (OVF/LV)

191/3869
61/2583

EV më e ulët e vetëfokusimit

-4 EV/-6 EV pamje e drejtpërdrejtë
-3

Jeta e baterisë

2850
1210

Formatet e skedarëve

CR3 (RAW), JPEG, HEIF
CR2 (RAW), JPEG

Lidhja pa tela

"Wi-Fi" dhe "Bluetooth" të integruara / WFT-E9
"Wi-Fi" përmes adaptorit WFT-E8

Lidhje me valë

"Gigabyte Ethernet" i shpejtësisë së lartë dhe USB C
"Gigabyte Ethernet" dhe USB 3

Jetëgjatësia e shkrehësit

500 000
400 000

Rezolucionet e filmimit

5.5K RAW (60p), 4K DCI (60p), 4K UHD (60p), Full-HD (120p)
Video 4K (60p), Full HD (120p)

Faktori i prerjes së filmave

DCI gjerësie të plotë, prerje 1,3-fishe
1,3-fish

Filmim në RAW

Po
Jo

Memoria

2 CFexpress
1 "Cfast", 1 "Compact flash"

GPS

Po, i integruar
Po, i integruar

Pesha (standardi CIPA)

1440 g
1530 g

  1. * Shpejtësi maksimale shkrepjeje prej 20 fps në modalitetin e pamjes së drejtpërdrejtë.

Në duart e profesionistëve

Fotografimi i natyrës së rrallë të egër me "Canon EOS-1D X Mark III"

Marina Cano ka fotografuar krijesa interesante dhe llojet në rrezik në shkretëtirën e Kalaharit, në shkrepjen e parë të natyrës së egër me "Canon EOS-1D X Mark III".

Shkrepja e aksionit gjatë sërfit me "Canon EOS-1D X Mark III"

"Është revolucionar", - thotë fotografi i sërfit, Ben Thouard, profesionisti i parë që shkrep me modelin profesional DSLR të "Canon". Mësoni se përse.

Filmimi i një poze sërfi me "EOS-1D X Mark III"

Mënyra se si i përdor regjisori Nick Kennedy aftësitë unike filmike të kryemodelit të ri DSLR të "Canon" për shkrepjen e aksionit të shpejtë gjatë sërfit.

12 mënyra se si "Canon EOS-1D X Mark III" përmirëson Mark II

Si ia del modeli kryesor i EOS DSLR të përmirësohet mbi pararendësin? Zbuloni 12 modifikime themelore që do të bëjnë vërtet diferencën për ju.

Lentet e rekomanduara

Çfarë ka në kuti

Kamera që mund të transformojë mënyrën si punoni

  • Trupi i "EOS-1D X Mark III"

  • Rripi i kamerës

  • Kupa e syrit EG

  • Karikuesi LC-E19

  • Bateria LP-E19

  • Kablloja e ndërfaqes IFC-100U (USB C)

  • Mbrojtësja e kabllove

Aksesorët e përputhshëm

Speedlite EL-1

Një Speedlite i avancuar që ofron qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe performancë të avancuar shpejtësie të lartë në një trup të fortë e rezistent ndaj kushteve atmosferike.

Canon LP-E19 Battery Pack

Një bateri rezervë ose këmbimi origjinale nga "Canon" për kamerën tuaj të pajtueshme.

Canon Speedlite 600EX II-RT Flash

Një blic "Speedlite" rendimenti të lartë për fotografët profesionistë

Canon LC-E19 Battery Charger

Një karikues baterie rezervë ose këmbimi për kamerën tuaj të pajtueshme

Canon Speedlite MR-14EX II Macro Ring Lite Flash

Ndriçimi i botës makro

SanDisk Extreme PRO® CFexpress™ Card Type B, 512 GB

Përfitoni shpejtësi të larta që tejkalojnë kartat e tjera "SanDisk" dhe filmoni shtruar në "RAW 4K" me rendiment të qëndrueshëm

SanDisk Extreme PRO® CFexpress™ Card Type B, 64 GB

Përfitoni shpejtësi të larta që tejkalojnë kartat e tjera "SanDisk" dhe filmoni shtruar në "RAW 4K" me rendiment të qëndrueshëm

Canon Small Accessory Pouch

Sistemojini aksesorët tuaj thelbësorë fotografikë me këtë qeskë kompakte

Canon WFT-E9B Wireless File Transmitter

Një transmetues skedarësh i shpejtësisë së lartë për kamerat "EOS-1D X Mark III" dhe "EOS C500 Mark II".

Canon DM-E1 Directional Stereo Microphone

Stereomikrofoni i drejtuar me disenjim kondensatori elektrik për regjistrim filmik praktik e të cilësisë së lartë

Produktet e lidhura