Zgjidhjet e bashkëpunimit të ambientit të punës

Integroni ciklet tuaja të punës me letër dhe digjitale, dhe përshpejtoni transformimin digjital me automatizimin e procesit, regjistrime të avancuara dhe zgjidhje lidhjeje në re kompjuterike.
KËRKONI INFORMACION
Workspace Collaboration Solutions

Bashkëpunim në hapësirë pune të Canon

Një paketë gjithëpërfshirëse, e shkallëzueshme dhe fleksibël e zgjidhjeve që ofrojnë optimizimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e dokumenteve për t'ju modernizuar proceset e biznesit
work professionals gathered around a table

Punoni kudo që të ndodheni

Zgjidhjet e Canon për bashkëpunimin në renë kompjuterike garantojnë që punonjësit tuaj të ruajnë lidhjen me dokumentet dhe ciklet e punës së biznesit përmes një ekosistemi tërësor transformimi digjital që integron pajisjet, zgjidhjet dhe shërbimet me bazë reje kompjuterike

Zgjidhjet e automatizimit të proceseve

Njësoni dhe orkestroni ciklet e punës së biznesit tuaj nga fillimi deri në fund

Shikoni zgjidhjet

Zgjidhjet e përparuara të regjistrimit

Nxirrni automatikisht të dhëna nga dokumentet tuaja dhe thjeshtoni indeksimin

Shikoni zgjidhjet

Zgjidhjet e lidhjes me retë kompjuterike

Printoni dhe skanoni me lehtësi nga reja kompjuterike, drejtpërdrejt nga pajisja juaj

Shikoni zgjidhjet

Mundësoni bashkëpunimin në të gjithë organizatën tuaj

Me modelet e punës hibride që po bëhen më të zakonshme, ndihmojini ekipet të punojnë së bashku, kudo që të ndodhen, përmes një ekosistemi të shkallëzueshëm tërësor shërbimesh, pajisjesh dhe zgjidhjesh që mbështesin renë kompjuterike, duke ofruar mundësi të pafundme lidhjeje për punën hibride
An image of work colleagues talking to each other in an office

Zgjidhjet e automatizimit të proceseve

Zgjidhje menaxhimi tërësor të përmbajtjes dhe automatizimi të proceseve për optimizimin e cikleve të punës

Zgjidhjet e përparuara të regjistrimit

Zgjidhje për regjistrimin e dokumenteve me aplikacione të paraintegruara biznesi për lidhjen në renë kompjuterike

një grua duke punuar nga shtëpia
Canon Camera

Zgjidhjet e lidhjes me retë kompjuterike

Lidhje të paraintegruara në renë kompjuterike për ruajtje dhe printim nga reja kompjuterike

Të mirat e zgjidhjeve të bashkëpunimit në hapësirën e punës

Mundësoni lidhje më efikase në organizatën tuaj

Nxitja e produktivitetit

Përmirësoni efikasitetin duke garantuar integrimin e cikleve të punës me letër dhe digjitale me aksesin e lehtë në dokumente nga çfarëdo vendndodhjeje, duke shkurtuar hendekun teknik dhe duke përshpejtuar transformimin digjital

Përmirësimi i bashkëpunimit dhe i lëvizshmërisë

Regjistroni, shpërndani dhe menaxhoni dokumente kudo që të ndodheni, me akses në përmbajtje nga platformat e internetit kudo që të jeni

Përmirësimi i eksperiencës së klientëve

Dorëzoni komunikime në gjitha kanalet dhe të personalizuara për klientët, si dhe përmirësojeni procesin për të monitoruar dhe reduktuar gabimet

Përforcimi i sigurisë së informacionit

Zgjidhje qo do t'ju ndihmojnë të ruani sigurinë e informacionit dhe pajtueshmërinë në të gjithë ciklin jetik të dokumenteve

“CANON KA NGRITUR NJË EKOSISTEM TËRËSOR TË TRANSFORMIMIT DIGJITAL PËR TË MBËSHTETUR KLIENTËT NË EPOKËN E RE DIGJITALE”

Regjistrimi i informacionit

• Regjistrim i dokumenteve në shumë kanale
• Regjistrim nga reja kompjuterike
• Klasifikim i dokumenteve
• Vetindeksim
• E më tej

Procesimi i përmbajtjes

• Hapësirë e sigurt ruajtëse
• Automatizimi i procesit
• Nënshkrim elektronik
• Bashkëpunim dhe shpërndarje skedarësh
• E më tej

Komunikimi

• Dorëzim në shumë kanale
• Kompozim dokumentesh
• Personalizim
• Komunikime në grup
• E më tej

Printimet dhe pajisjet e menaxhuara

• Menaxhim i produkteve fundore
• Menaxhim i pajisjeve
• Printim portativ
• Autentikim dhe siguri
• E më tej

Programe kompjuterike që kanë lidhje

Eksploroni të gjitha zgjidhjet dhe softuerin në katalogun e Canon që mund të mbështetin bashkëpunimin në hapësirat tuaja të punës

Softuer për skanimin dhe regjistrimin e dokumenteve

Ulni kohën futjes kohëshpenzuese të të dhënave me zgjidhjet tona inteligjente për regjistrimin e të dhënave

Softuer për automatizimin e procesimit të dokumenteve

Përmirësoni produktivitetin dhe administroni kostot nëpërmjet zgjidhjeve tona të integruara

Softuer administrimi për komunikimet e klientit

Nxisni angazhimin e klientëve me komunikime të njësuara në të gjitha kanalet

Softuerë për zyrën

Të gjitha veglat që ju duhen për zgjidhje të fuqishme softuerike për zyrën nga njëri skaj në tjetrin

Shërbimet përkatëse

Zbuloni se si Canon mund t'ju ndihmojë në mbështetjen e rrugëtimit tuaj të transformimit digjital

Shërbime konsulence

Identifikoni, zbatoni dhe menaxhoni mundësi të reja për të përshpejtuar shpejtësinë e novacionit tuaj dhe shpjerini kapacitetet e organizatës suaj në tjetër nivel

Shërbimet e integrimit dhe zbatimit të sistemit

Sigurohuni që zgjidhjet të njësohen më së miri në veprimet e biznesit dhe të ruhen me zbatim, integrim, dhe mbështetje afatgjatë të personalizimit

Shërbimi i mbështetjes dhe i mirëmbajtjes

Rrisni performancën e produktit tuaj Canon duke reduktuar ndërprerjet dhe duke ruajtur vazhdimësinë e biznesit me anë të mbështetjes së softuerit

an image representing digital transformation

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

Shërbimet e menaxhuara të printimit

Krijoni një infrastrukturë të optimizuar, të sigurt dhe të qëndrueshme të pajisjeve me shërbimet dhe zgjidhjet e printimit të menaxhuar nga Canon, të ofruara në mënyrën që ju përshtatet: përmes resë kompjuterike, në vend ose në mjedise hibride.

an image of work professionals working together on a project

Eksploroni më tej

Menaxhimi i sigurisë së informacionit në një hapësirë pune hibride

Merrni këshilla bazë për menaxhimin e sigurt të të dhënave me Canon, pavarësisht se ku ndodhet fuqia juaj punëtore

Si të mirëmbani dhe përshpejtoni produktivitetin në një hapësirë pune hibride me Canon

Pajiseni biznesin tuaj me mjetet e duhura për të shtyrë më tej nivelet e produktivitetit

5 këshilla për veprime më të mira biznesi

Optimizojeni strategjinë tuaj me këtë listë veprimesh themelore, nga riplanifikimi i cikleve tuaja ditore të punës deri te kalimi në renë kompjuterike

Veprimi hibrid në punë!

Zbuloni si t'i mbani të lidhura me njëra-tjetrën ekipet tuaja, biznesin në funksionim optimal dhe të dhënat tuaja në një botë të sigurt pune hibride

Eksploroni se si mund të përfitojë biznesi juaj nga bashkëpunimi me hapësirën e punës së Canon