Ofroni liri maksimale në disenjim
Krijoni paketime të cilësisë së lartë që mund të personalizohen lehtë
Sigurohuni që biznesi të mos ju mbetet në raft, duke zhvilluar qasje më të shpejta dhe më praktike ndaj paketimit.
Teknologjia jonë dixhitale njëson fluksin tuaj të punës dhe i bën më të shpejta dhe me efikasitet kostoje printimet e volumeve të vogla - duke u mundësuar klientëve të testojë dhe perfeksionojnë paketimin e tyre.
Krijoni paketime të cilësisë së lartë që mund të personalizohen lehtë
Prodhoni volume të vogla dhe prototipa njëprodhimësh në mënyrë ekonomike
Zhvilloni flukse të automatizuara pune nga njëri skaj në tjetrin me konfigurim minimal
Ofroni opsione të reja finicioni dhe aplikacione novatore
Mendoni jashtë kornizave
Me printimin digjital mund të krijojmë më lehtë prototipat dhe t'i personalizojmë tiparet sipas artikullit, për kompani. Mundësitë janë marramendëse.
Paul de Lange
Drejtor i përgjithshëm, Intrapec Group
Orientuar sipas kërkesës së tregut për punë printimi më të vogla, me ngjyra të plota dhe të personalizuara, kompania holandeze e paketimit, Intrapec, synoi të zgjeronte ofertat e shërbimit të saj ndaj klientëve duke e sjellë një pjesë të punëve të saj të printimit në ambientet e veta.
Pas konsulencës me Canon, Intrapec vendosi se mënyra më e mirë për të arritur planet e saj ambicioze për zhvillim ishte investimi në një printer modeli të shtrirë, Arizona. Me shpejtësinë dhe prakticitetin e tij, Arizona rezultoi zgjedhja ideale për të krijuar punime në volume të vogla të cilësisë së lartë dhe që bien në sy.
Kombinimi me prerësen digjitale Zünd bëri që Intrapec të pajiset tashmë në tërësi për të eksploruar mundësi të reja në paketimet digjitale dhe në kryerjen më me efikasitet të tirazheve të vogla komerciale. Madje mund t'i kombinojnë presat e shtypshkronjës dhe Flexo me modelin Arizona në printime të kombinuara.
Puna caktohet manualisht ose me W2P
Softueri lidh grafikën me të dhënat e prerjes/finicionit
Gama më e gjerë e mundshme e nënshtresave
P.sh. ekranizim ose lustrim
P.sh. në tryezën e prerjes së automatizuar
Produktivitet i lartë për afate të ngushta