Zvogëloni kohët e prodhimit dhe të dorëzimit
Rritni produktivitetin duke përdorur procese pune dixhitale nga fillimi deri në fund
Një mënyrë më e shpejtë dhe më elastike për të krijuar grafika mahnitëse për ambiente të jashtme.
Pa mjetet e duhura, është e vështirë t'i përgjigjeni kërkesës së tregut për printime të përshtatura me çmime konkurruese ose të eksploroni aktivitete të reja.
Rritni produktivitetin duke përdorur procese pune dixhitale nga fillimi deri në fund
Bëjini më efektive në kosto printimet me sasi të vogla por me cilësi të lartë
Ofroni mundësitë maksimale për përshtatje dhe personalizim
Ofroni aplikime të reja të gjithanshme dhe printoni në më shumë materiale
Përsosmëri nëpërmjet novacionit
Tani jemi të pajisur me një fluks pune superior në prodhim dhe me një partner superior si Canon.
Andy Halasz
Administratori, Replay Studio
Një ofrues belg i shërbimeve të printimit i njohur për novacionet e tij, Replay Studio kërkonte që të forconte pozicionin e tij në tregun e grafikave promocionale të karakterizuar nga një ritëm i shpejtë. Sidoqoftë, teknologjia e tij nuk ofronte shpejtësinë, cilësinë ose elasticitetin që kërkonte, dhe nuk e lejonte të printonte në materiale më të trasha për ambiente të jashtme.
Me këshillën tonë, kompania investoi në një printer Arizona 550 të formatit të gjerë, si dhe në një ColorWave 650 për posterë dhe një Canon imagePRESS për punë të formatit të ngushtë. Për shkak të gamës së gjerë të printimeve të kompanisë, ne përgatitëm po ashtu një proces pune të menaxhuar për ngjyrat për të siguruar një rezultat uniform në çdo pajisje.
Ky sistem më i shpejtë dhe më efikas i ka përgjysmuar kostot e prodhimit dhe kohët e realizimit, ndërkohë që ka përmirësuar cilësinë e printimit dhe kapacitetin e kompanisë për të printuar në materiale më të trasha. Kjo e forcoi pozicionin e Replay Studio në vijën e parë të tregut për printimet dixhitale të formatit të gjerë dhe solli një rritje me 27% në xhiron e kompanisë në 4 vite.
Detyra e printimit mbërrin
Detyra hyn në procesin e punës
Dalja në teknologjinë e përshtatshme të printimit
Për shembull, prerja ose kanalizimi në ProCut
Klienti merr produktin përfundimtar