Përmirësoni angazhimin e lexuesve
Ofroni lajme që i përshtaten grupeve të caktuara si dhe më të përgjithshme
Mos lini që biznesi juaj të bëhet lajm i djeshëm: zbuloni se si zgjidhjet tona novatore për printimin e gazetave mund të ndihmojnë botuesit të jenë pjesë e tregut dixhital.
Përparimet e fundit në printimin dixhital të gazetave mund të ndihmojnë botuesit të përmirësojnë angazhimin e lexuesve, të përshpejtojnë kohën e hedhjes në treg dhe të krijojnë kanale të reja të ardhurash nga reklamimi.
Ofroni lajme që i përshtaten grupeve të caktuara si dhe më të përgjithshme
Ofroni reklama sipas vendndodhjes gjeografike dhe promocione të personalizuara
Zhvilloni koncepte në kanale të ndryshme multimediale me adresa të personalizuara URL
Ulni koston e dërgesave ndërkombëtare që me qarkullimin e parë
Besim në fuqinë e printimit dixhital
Së bashku krijojmë një zgjidhje që është si e qëndrueshme për biznesin, ashtu edhe miqësore ndaj mjedisit.
Toon Osaer
Drejtori i Përgjithshëm, Halewijn
Duke iu përgjigjur abonimeve në rënie për gazetën e kishës belge KERK&leven, botuesi dhe printuesi i saj, Halewijn dëshironte të përmirësonte angazhimin e lexuesve duke ulur njëherësh kostot e prodhimit. Pajisjet e shtypshkronjës ishin të ngadalta, joefikase dhe nuk printonin dot të dhëna të ndryshueshme – d.m.th. që çdo seksion i lajmeve vendore duhej prodhuar me tirazh më vete.
Duke ndjekur këshillën tonë, Halewijn investoi në një platformë dixhitale dhe zgjidhe fluksi pune, si dhe një printer me bojë me ngjyra të serisë ColorStream. Ky sistem ishte disenjuar për të rritur produktivitetin dhe për të reduktuar kostot, ndërsa ofronte fushëveprim maksimal për printim me të dhëna të ndryshueshme.
Përveç të qenit më ekonomike dhe me më pak mbetje, zgjidhja në fjalë i mundësoi Halewijn të përmirësojë ndjekjen e rregullt nga lexuesit duke e përshtatur përmbajtjen e lajmeve sipas adresës dhe grupit specifik të abonentëve. Halewijn e përdori gjithashtu platformën dixhitale për të krijuar një kompani të re që krijon gazeta personale me tirazh të ulët.
Kohë maksimale pune dhe dërgim i optimizuar postar
Cilësi dhe lexueshmëri e besueshme në printimin e lajmeve
Ndërrim automatik nga formati i tabloidit në fletë të gjerë