Ulni kostot e prodhimit për tirazhe të ulëta
Përgjigjjuni kërkesës për printim ekonomik në tirazh të ulët në një dorë
Mos refuzoni më kërkesa të klientëve, investoni në teknologji fleksibël që ju mundësojnë të printoni mbi pothuajse gjithçka.
Ruani konkurrueshmërinë duke ofruar prodhim ekonomik për tirazhe të ulëta, opsione të reja finicioni dhe printim në sipërfaqe nga më të ndryshmet.
Përgjigjjuni kërkesës për printim ekonomik në tirazh të ulët në një dorë
Teknologjia dixhitale u jep klientëve mundësi të mëdha në disenjim
Jepuni klientëve shërbime të reja dhe novatore
Krijoni flukse pune me cikël të plotë dhe konfigurim minimal
Eksploroni një të ardhme me më shumë ngjyra
Tani mund t'i themi "po" çdo pune dhe të kapim çdo afat që premtojmë.
Darren James
Drejtori i përgjithshëm, Screentec
Si prodhues dhe shtypshkronjë në Uells për produkte të markave si dhe të personalizuara, Screentec kërkonte t'i përgjigjej kërkesës në rritje për printime me porosi dhe në tirazh të ulët në gamë maksimale ngjyrash. Me kufizimet e pajisjeve të ofsetit, kompania kishte nevojë për një teknologji më të shpejtë, më fleksibël që do të ruante reputacionin e saj për qëndrueshmëri dhe cilësi.
Pas tri vitesh kërkimi, kompania vendosi që seria Arizona përbënte zgjidhjen ideale – një printer i shpejtë, i qëndrueshëm dhe tejet fleksibël, me formë të sheshtë, me teknologji dixhitale që mund të printojë me ngjyra të ndezura në nuanca të pakufizuara në pothuajse çdo material.
Falë dy printerëve të saj Arizona, Screentec shtoi volumin e prodhimit me 40 për qind, pa humbur kurrë asnjë afat. Fleksibiliteti i teknologjisë së tyre të re i mundësoi kompanisë të hyjë në shitjet nga interneti dhe të ofrojë një gamë dikur të papërfytyrueshme produktesh dhe shërbimesh.
Puna caktohet manualisht ose me W2P
Softueri lidh grafikën me të dhënat e prerjes/finicionit
Gama më e gjerë e mundshme e nënshtresave
P.sh. ekranizim
P.sh. në tryezën e prerjes së automatizuar
Produktivitet i lartë për afate të ngushta