Ulni shpenzimet operacionale
Kurseni para duke modernizuar dhe digjitalizuar metodat e punës
Të rikonceptosh Burimet Njerëzore për një botë digjitale.
Metodat manuale të dokumenteve të burimeve njerëzore ngadalësojnë biznesin tuaj dhe arkivat e letrave janë një mënyrë e shtrenjtë dhe e paefektshme për ruajtjen e informacionit të stafit.
Kurseni para duke modernizuar dhe digjitalizuar metodat e punës
Ndihmoni stafin e burimeve njerëzore të punojë më mirë dhe më shpejt duke automatizuar proceset
Merrni më shumë analiza dhe njohuri mbi pikat e dobëta dhe të dhënat e burimeve njerëzore
Forconi sigurinë duke centralizuar ruajtjen e të dhënave të punonjësve
Demonstrimi i fuqisë nga eliminimi i letrave
HR Case Manager i Canon ofroi mjetet dhe funksionalitetin e duhur për të transformuar mënyrën si punojmë.
Marco Trucchia
Drejtori i Burimeve Njerëzore, Itali
Stafi i burimeve njerëzore i Canon në Itali po harxhonte shumë kohë dhe dokumente në letër për përpunimin e parave dhe donte të gjente një mënyrë më të shpejtë për të trajtuar të dhënat e punonjësve. Përveçse shpërqendronte stafin nga punët më me vlerë, përpunimi manual i 900 dosjeve të stafit e kishte bërë departamentin e burimeve njerëzore një qendër burokratike të kushtueshme.
Kompania kuptoi se përgjigjja për këtë problem ishte HR Case Manager i Canon, një sistem i shpejtë dhe elastik i përpunimit të dokumenteve që i jep mundësi stafit të administrojë në mënyrë digjitale informacionet e punonjësve.
Duke i konvertuar në format dixhital dosjet në letër, departamenti i burimeve njerëzore uli kohën e administrimit me 15% duke rritur rendimentin dhe moralin. Analitika e sistemit dhe veçoritë e sigurisë i dha stafit gjithashtu më shumë kontroll në të dhënat e tij duke ndihmuar në mbajtjen e regjistrimeve të përditësuara dhe plotësisht të pajtueshme.
Punoni më shpejt, zvogëloni kostot dhe ofroni një shërbim edhe më të mirë për klientin duke e përpunuar postën me më shumë efikasitet
Përmirësoni efikasitetin dhe pakësoni gabimet duke automatizuar procesin e aplikimit dhe regjistrimit të klientit