Kurseni para
Përmirësoni efikasitetin dhe pakësoni humbjet
Një mënyrë më inteligjente, më e shpejtë për t'u marrë me postat.
Një dhomë postare digjitale bën të mundur që të gjitha postat hyrëse të kapen, identifikohen, verifikohen dhe dërgohen automatikisht me të dhënat e indeksit përkatës tek sistemet ose njerëzit e duhur.
Përmirësoni efikasitetin dhe pakësoni humbjet
Përpunimi më i efektshëm i postave ju ndihmon të ofroni shërbim më të mirë për klientin
Jepini forcës suaj punëtore akses të lehtë në postat e tyre kudo që të jetë
Zhvilloni një mënyrë më të sigurt për trajtimin e informacioneve konfidenciale
Eksplorimi i dhomës postare të së nesërmes
Kjo zgjidhje ka përmirësuar rendimentin operacional dhe ka rritur shpejtësinë me të cilën i përgjigjemi klientëve.
Alan Watson
Administrator i Marrëdhënieve, Aegon Mbretëria e Bashkuar
Aegon, një kompani ofruese për siguracion ndërkombëtar jete, pensioni dhe administrimi pasurish, po kërkonte një mënyrë më të shpejtë për të përpunuar postat midis kompanisë dhe 2 milion klientëve të saj në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç se ishte e kushtueshme dhe tepër e lodhshme, sistemi i paefektshëm i përpunimit të postave i Aegon po ndikonte në shërbimin për klientin që ofronte.
Duke përdorur një qasje me disa faza, ndihmuam Aegon të transformojë teknologjinë e përpunimit të postave duke implementuar zgjidhjen tonë Dhoma Postare Digjitale. Synimi ynë ishte t'i bënim të efektshme dhe automatike metodat kyçe të punës ndërkohë që centralizojmë përpunimin dhe ruajtjen e postave në një objekt të ri larg vendit.
Kjo zgjidhje çoi në përpunim 50% më të shpejtë të postave, përgjysmoi shpenzimet e punës dhe çoi në një kursim total prej 25% duke pakësuar printimin dhe ruajtjen e letrës. Përveç se klientët ishin më të kënaqur nga shkurtimi i kohës së përgjigjes, sistemi i ri i dha Aegon kontroll të plotë të procesit dhe pakësoi rreziqet e pajtueshmërisë.
Të dhëna kyçe të hapura, skanuara, identifikuara, kontrolluara dhe lexuara
Të renditura, indeksuara dhe arkivuara automatikisht
Të dërguara te marrësi i duhur, të hapura nga çdo pajisje inteligjente
Përmirësoni mënyrën si punoni duke investuar në një dhomë postare digjitale.
Modernizoni proceset tuaja HR duke automatizuar rrjedhën e punës për të siguruar kontroll dhe shikueshmëri më të lartë
Zgjeroni biznesin tuaj dhe eksploroni mënyra të reja si të përfshini klientët tuaj në përdorimin e zgjidhjeve tona të komunikimit dixhital.
Merrni nën kontroll rrjedhën e parave dhe zbuloni se si një proces i optimizuar i faturimit ju kursen kohë dhe para