Afat më i shkurtër hedhjeje në treg
Flukset me cikël të plotë pune përmirësojnë produktivitetin
Zbuloni të ardhmen e librave me zgjidhje printimi me cikël të plotë dixhital që nxisin fitimprurjen.
Me teknologjinë e fundit dixhitale, mund t'u përgjigjeni kërkesave në rritje për printime ekonomike në tirazhe të ulëta, të optimizoni zinxhirin furnizues të botuesve dhe t'i qarkulloni kështu më shpejt titujt e tyre në treg.
Flukset me cikël të plotë pune përmirësojnë produktivitetin
Tirazhe fleksibël, deri dhe kopje njëshe
Hiqni proceset joefikase manuale
Modelet e printimit dixhital mund të reduktojnë tepricat në volume
Një kapitull i ri në printimin e librave
Zgjidhja nga Canon na mundëson të dorëzojmë produkte të cilësisë së lartë, me shpejtësi, efikasitet dhe qëndrueshmëri.
Fredrik Borg
Drejtori i përkohshëm ekzekutiv, Holmbergs
Një pionier i orëve të para i teknologjisë dixhitale, shtypshkronja suedeze Holmbergs ka qenë në kërkim për të investuar në teknologjitë më të fundit, për të përballuar kërkesat në rritje për printime librash në tirazhe të ulëta. Nën trysninë e përmirësimit të produktivitetit dhe uljes së kostove, kompania kërkonte gjithashtu t'u ofronte klientëve fusha më të gjera veprimi për përshtatje dhe personalizim.
Ne kemi zhvilluar një zgjidhje në bazë të softuerit PRISMAproduction dhe kemi përmirësuar printerin me bojë të shpejtësisë së lartë ColorStream dhe sistemin e finicionit Tecnau LaserMax. Kjo i ka mundësuar Holmbergs të ofrojë një model prodhimi "me një libër", me flukse të automatizuara pune nga dorëzimi i punëve deri në qarkullim.
Zgjidhja jonë ka sjellë një rritje të fortë në volumet e printimeve, duke ofruar printime më të shpejta, më ekonomike në një dorë, pa humbje të cilësisë. Kjo i ka mundësuar Holmbergs t'u ofrojë klientëve fushëveprim më të gjerë për personalizimin e librave të tyre, me detaje si barkode unike ISBN, stema dhe figura.