Therefore™

Therefore™ është një program për menaxhimin e dokumenteve që mundëson menaxhim të përmbajtjes në nivel ndërmarrjeje dhe cikle pune efikase me dokumentet. Ai ju mundëson të krijoni një databazë qendrore në serverin tuaj për të regjistruar dhe depozituar dokumentet dhe informacionin e organizatës suaj.

Shkarkoni broshurën

Softuer për administrimin e dokumenteve

Informacionet e duhura, në dorën tuaj. Therefore™ Online ofron fluks të shpejtë dhe efikas informacioni me akses, regjistrim, redaktim dhe procesim të sigurt kurdo që ju nevojitet: në zyrë, në lëvizje apo edhe kur punoni nga shtëpia.
Shikoni gamën e programeve
një imazh i një gruaje që shikon telefonin

Përfitimet kryesore

Zbuloni se si mund të përfitojë organizata juaj nga programi i fuqishëm për menaxhimin e përmbajtjes, Therefore™.

Optimizoni procese të tëra

Zgjidhje e njësuar që mundëson regjistrimin, ruajtjen, automatizimin, menaxhimin e aksesit dhe statistikat

Kontroll tërësor i produktit

Duke vënë në punë infrastrukturën tuaj të serverit, ju jeni në kontroll të sigurisë, madhësisë së hapësirës ruajtëse dhe kohëve të mirëmbajtjes

Rrisni produktivitetin

Përmirësoni efikasitetin nëpërmjet automatizimit me motorin e integruar të cikleve të punës dhe aksesin e shpejtë në informacion

Përmirësoni sigurinë

Kontrolloni aksesin dhe lejet e përdoruesve sipas atributeve apo roleve dhe përcaktoni politika ruajtjeje

Automatizim për menaxhimin e dokumenteve dhe të cikleve të punës

Transformoni mënyrën si menaxhoni dhe shpërndani dokumentet e biznesit me një sistem të vetëm menaxhimi dokumentesh për ndërmarrjen për të menaxhuar të gjithë ciklin jetik të dokumenteve tuaja.

Jepuni strukturë dhe automatizim proceseve bazë të biznesit tuaj me motorin e fuqishëm të cikleve të punës së Therefore™ duke rritur efikasitetin e organizatës suaj dhe saktësinë e aktivitetit - mos i humbisni kurrë detyrat.

Automatizoni fluksin e informacionit në hyrje me Content Connector që ruan dhe indekson vazhdimisht informacion nga dosjet, kutitë e emailit, ofruesit e nënshkrimeve elektronike ose llogaritë e monitoruara të serverëve depozitues.

një imazh punonjësish duke parë së bashku laptopin

Përdorni konsulentët e Canon ose të partnerëve tanë të certifikuar për të projektuar dhe konfiguruar procese të përshtatura posaçërisht për biznesin tuaj dhe kthejini të dhënat tuaja në avantazh strategjik.

Therefore™ 2023 Launch Video

What's new? See the highlights of the latest features in Therefore.

një imazh punonjësish që punojnë bashkë rreth një tryeze të madhe

Merrni njohuri të aktiviteteve tuaja për të përmirësuar produktivitetin përmes statistikave dhe menaxhimit fleksibël të proceseve.

një imazh i një burri që punon në laptop

Mundësoni bashkëpunimin dhe shpërndajini dokumentet e biznesit së jashtmi ndërsa mbroheni nga shkeljet e sigurisë së të dhënave.

Akses në informacion kudo dhe shpejt

Me opsione të fuqishme kërkimi dhe njohje të plotë teksti, mund t'i gjeni dokumentet pavarësisht se ku ruhen në sistem në bazë të të dhënave përshkruese, ose të përmbajtjes.

Portali Therefore™ është një mënyrë fantastike për të siguruar shpërndarjen e dokumenteve me përdorues të jashtëm që mund të hapin dokumentet personale me të drejta vetëm për lexim (shikim dhe shkarkim). Portali mund të integrohet në një faqe interneti dhe t'i përshtatet paraqitjes dhe frymës së kompanisë suaj.

Ofrojuni punonjësve tuaj hyrjen e shpejtë dhe të sigurt në informacion që u nevojitet në çdo kohë dhe kudo me anë të programit Therefore™ Go për pajisje me Android dhe iOS që ofron komunikim dydrejtimësh në kohë reale.

Therefore Workflow video

Integrimi

Njësojeni më së miri sistemin tuaj Therefore™ me programe të tjera në biznesin tuaj për të mundësuar gjetjen e automatizuar të të dhënave dhe dërgimin e informacionit në baza të dhënash me detyra ciklesh pune. Mund të shfrytëzoni integrimet e brendshme, lidhjet universale, ose komandat API ose REST API.

Menaxhim rastesh

Organizoni dhe menaxhoni dokumentet e ngjashme në formë logjike dhe intuitive me Therefore™ Case Management. Mund të gruponi dokumentet e ngjashme për dukshmëri më të mirë dhe gjetje më të shpejtë, të hapni/mbyllni raste, t'i lidhni me ciklet e punës dhe të përdorni rregulla për ruajtjen.

Nxjerr të dhëna përmes inteligjencës artificiale

Përshpejtoni vjeljen e të dhënave nga faturat pa qenë nevoja për konfigurime ose falë Therefore™ Smart Capture. Ky shërbim regjistrimi në server me bazë inteligjence artificiale automatizon vjeljen e të gjitha të dhënave të faturave duke përfshirë, nëse është nevoja, artikujt e linjës.

një imazh dy punonjësish që punojnë bashkë në një zyrë

Veçoritë kryesore

Therefore™ është një sistem i sigurt për menaxhimin e dokumenteve përplot me funksione fantastike për t'ju ndihmuar të përballeni me sfidat e organizatës suaj.

  • Kontroll i plotë mbi ambientin në vend
  • Mundëson automatizimin e proceseve të biznesit
  • Shkallëzim në madhësi dhe nëpër departamente
  • Akses në informacion në çfarëdo kohe dhe pajisjeje
  • Regjistrim informacioni nga skedarë letre ose digjitalë

një grua duke parë telefonin dhe dokumentet
një imazh i një burri që punon në laptop ndërsa flet në telefon

Therefore™ Online

Qoftë nëse zgjidhni abonim shërbimesh në server apo instalim në vend me licenca të përjetshme mund të prisni të njëjtat funksione

Raporti i menaxhimit të përmbajtjes së ndërmarrjes

Shkarkoni falas një raport tërësor mbi 40 faqe nga komente e programeve që mbulojnë tregun e menaxhimit të përmbajtjes së ndërmarrjeve për raportet më të thelluara dhe të paanshme në dispozicion për blerësit.

Enterprise Content Management 2023 Data Quadrant Image

Çmime

Eksploroni më tej

Një sërë zgjidhjesh, funksionesh dhe studimesh rasti të Therefore™ janë përshkruar në detaje të mëtejshme në faqet e dedikuara të Therefore™.

Formularë elektronikë

Regjistroni të dhëna në mënyrë intuitive me formularë të brendshëm ose të integruar në faqe dhe portale të jashtme.

Për NVM-të

Shfrytëzoni transformimin digjital me aplikacionet tona të konfiguruara për NVM-të.

Nënshkrime elektronike

Mblidhni më së miri nënshkrime detyruese ligjore për dokumentet tuaja duke përdorur foletë e integruara për nënshkrime elektronike.

Studime rastesh

Shfletoni mes larmisë së studimeve të rasteve nga klientët tanë të sistemuar sipas sektorëve dhe departamenteve.

Zgjidhje të ngjashme

Zbuloni se si Canon dhe Therefore™ Online mund të ndihmojnë të përshpejtoni transformimin tuaj digjital.

Dixhitalizimi i burimeve njerëzore

Rritni produktivitetin dhe ulni kostot duke zëvendësuar proceset manuale të burimeve njerëzore me flukse pune të automatizuara.

Procesimi i faturave

Përmirësoni efikasitetin dhe transparencën për pagesat e faturave për një kontroll më të madh mbi kostot.

Dhoma e postës dixhitale

Ofroni një shërbim më të mirë për klientët duke e përpunuar postën më shpejt dhe me më shumë efikasitet.

Dëshironi të dini më shumë rreth Therefore™?