PRISMAcolor Manager

Çojeni efikasitetin në tjetër nivel duke verifikuar më së miri ngjyrat e nxjerra në të gjithë printerët tuaj me një zgjidhje që nuk varet nga pajisjet që përdorni.
KËRKESË INFORMACIONI
Office professional using PRISMAcolor Manager.

Realizoni ngjyrat e duhura që me herën e parë

Arrini printime digjitale me cilësi të lartë me ndihmën e PRISMAcolor Manager. Thjeshtoni procesin e verifikimit të ngjyrave dhe mblidhni e interpretoni shpejt e saktë të dhënat e matjes së ngjyrave nga një flotë e tërë printimi Canon dhe shitës të tjerë të printimeve CMYK.

Matni me lehtësi zonat me ngjyra

Mateni ngjyrën në katër mënyra të thjeshta - importim PRISMAsync, printim i drejtpërdrejtë, shkarkim dhe printim dhe shirit kontrolli të jashtëm.

Përmbledhje të lehta për t'u kuptuar

Shikoni menjëherë rezultatet e klasifikuara të matjeve të ngjyrave kundrejt standardeve të zgjedhura të sekorit tuaj në grafikë dhe raporte të qarta prove.

Ndërfaqe e thjeshtë përdorimi

Ndërfaqja intuitive e përdorimit ju lejon të krahasoni një grup provash dhe rezultatesh dhe të shfletoni me lehtësi në sasi të mëdha të dhënash komplekse.

Akses i sigurt, bazuar në renë kompjuterike

Përjetoni akses të unifikuar të besueshëm dhe të sigurt në të gjitha zbatimet dhe mjetet tuaja PRISMA dhe punoni me lehtësi dhe siguri në renë kompjuterike.

Përfitimet kryesore

Zbuloni përfitimet e PRISMAcolor Manager.

Kurseni kohë

Sigurohuni që verifikimi i ngjyrave të bëhet siç duhet që herën e parë duke ndjekur pesë hapa të thjeshtë.

Reduktoni kompleksitetin

Krijoni printime digjitale me koherencë ngjyrash dhe cilësi të lartë pa pasur nevojë për njohuri teknike të nivelit të lartë.

Mundësoni koherencën e ngjyrave

Punoni më zgjuar, jo më fort. Bazohuni te matjet digjitale sipas të dhënave për të verifikuar ngjyrën.

Reduktoni gabimet me ngjyrat

Hidhuni një sy niveleve të cilësisë dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të reduktuar gabimet dhe firot në printim.

Rrisni kapacitetet e punonjësve tuaj

Kjo zgjidhje e menaxhimit të ngjyrave me bazë reje kompjuterike mund të përdoret kudo, në çdo kohë nga kushdo, ndërsa animacionet hap pas hapi lehtësojnë familjarizimin me to.

Krahasoni me standardet e sektorit

Ruani cilësi të lartë duke verifikuar rezultatet e menaxhimit të ngjyrave kundrejt standardeve të njohura si FOGRA * ose objektivave tuaja të përcaktuara.

* FOGRA është një institut i njohur ndërkombëtarisht i arteve grafike që punon në sektorin e projektimit dhe të printimit si një organ certifikues, veçanërisht për saktësinë e ngjyrave të ekranit.

Bëni bashkë pajisje të ndryshme

Mblidhni të gjitha të dhënat e verifikuara të ngjyrave së bashku në një vend me këtë zgjidhje reje kompjuterike pavarësisht pajisjeve që përdorni. Krahasoni rezultatet e verifikimit të dy printerëve të ndryshëm në çdo kohë.

Programet dhe zgjidhjet përkatëse

Eksploroni aplikacione dhe zgjidhje më të besueshme dhe efikase për proceset e punës bazuar mbi PRISMA.

PRISMAdirect

Centralizoni dhe njësoni aktivitetet e printimit, për të maksimizuar produktivitetin dhe për të rritur biznesin tuaj.

PRISMAprepare

Përgatitini dhe printojini më shpejt dokumentet, me detyra të automatizuara dhe funksione të avancuara për vlerë të shtuar për klientin.

PRISMAprepare Go

Menaxhoni pa vështirësi procese prodhimi printimesh në renë kompjuterike për dorëzim të thjeshtë dhe efikas të punëve.

PRISMAlytics Accounting

Mbështetuni në të dhëna printimi në kohë reale për tarifim të shpejtë dhe të thjeshtë.

Eksploroni më tej

Programi Canon Ascent

Një nismë tërësore zhvillimi biznesi për të frymëzuar suksesin dhe rritjen e biznesit tuaj.

Eksploroni PRISMAcolor Manager

Shikoni se si ky mjet i thjeshtë, pavarësisht pajisjeve që përdorni, mund t'ju ndihmojë të krahasoni shpejt e saktë të dhënat e matjes së ngjyrave.