PRISMA Tech suite
Risi

Softueri i ciklit të punës AEC për CAD/GIS, dokumente teknike

Canon PRISMA Tech Suite

Në tregun e printimit të dokumenteve teknike me format të madh, softueri i biznesit PRISMA Tech Suite i ndihmon klientët të menaxhojnë printimet e tyre lehtësisht dhe të ruajnë kontrollin me zgjidhje softuerike efikase dhe praktike për ciklin e punës.

Softueri i cikleve të njësuara të punës, për vitet e ardhshme.

PRISMA Tech Suite përbën një grup të zgjidhjeve softuerike të ciklit të punës që i ndihmon klientët me menaxhimin e dokumenteve teknike dhe në mbajtjen e një procesi efikas printimi. Duke mbështetur printimin e vizatimeve teknike, ky softuer biznesi mbështetet në reputacionin e krijuar në fushën e zgjidhjeve të printimit me format të madh për të ndihmuar klientët në sektorët e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit të njësojnë ciklet e tyre të punës. Përdoruesit e printerëve me format të madh përfitojnë nga përgatitja e thjeshtuar e punës dhe produktiviteti i rritur i cikleve të punës me zgjidhje efikase biznesi nga reja kompjuterike, të projektuara për të mbështetur proceset e tyre ditore.

Nga se përbëhet PRISMA Tech Suite:

PRISMAproduce Tech

Nëse printimi i vizatimeve teknike është pjesë e biznesit tuaj, gjetja e një zgjidhjeje efikase dhe të saktë për printimet me format të madh është çelësi. Shmangia e prodhimit joefikas dhe e printimeve provë të panevojshme është e rëndësishme. Aftësia për të përgatitur, dorëzuar dhe aksesuar punët e printimit në mënyrë të lehtë dhe të sigurt është thelbësore. PRISMAproduce Tech është një softuer i fuqishëm i përgatitjes së dokumenteve dhe një mënyrë e mirë për përdoruesit për të përmirësuar menaxhimin e dokumenteve teknike dhe për të krijuar grupe dokumentesh prej dhjetëra skedarësh, dhe për t’i dërguar ato me lehtësi në plotWAVE, colorWAVE dhe në një përzgjedhje të printerëve me format të madh.

PRISMAproduce Tech
PRISMA Tech suite

PRISMAservice

Mjeti më i mirë për t'i ofruar shërbim partnerëve dhe klientëve. Maksimizoni kohën e përdorimit përmes metodologjisë CARE:
- Mblidhni të dhënat e diagnostikimit nga distanca
- Analizoni situatën me të dhënat e mbledhura
- Kryeni riparime përmes mbështetjes së diagnostikimit nga distanca
- Kryeni vlerësime në bazë të përmirësimit të vazhdueshëm

Ju do të përfitoni nga mbështetja ndaj klientit më e shpejtë, më efikase dhe më efektive. Për t'i ofruar shërbime partnerëve dhe klientëve PRISMAservice siguron integrimin e mjeteve të shërbimit Canon në një portal të unifikuar.

Zbuloni një lloj të ri të optimizimit të kënaqësisë së klientit me veçoritë e paneleve të përdorimit dhe të mirëmbajtjes parandaluese.

PRISMAlytics Dashboard

Merrni përmbledhje gjithëpërfshirëse për të monitoruar dhe rritur prodhimin dhe performancën e printimeve tuaja me këtë mjet të thjeshtë dhe të sigurt të menaxhimit të informacionit me bazë reje kompjuterike.

Canon Camera
PRISMA Tech suite

PRISMAlytics Accounting

Një mjet i thjeshtë dhe i sigurt me bazë reje kompjuterike që ofron të dhëna printimi thuajse në kohë reale për faturim të shpejtë. Ruajini fitimet e biznesit tuaj me të dhënat e regjistruara për punë, klient ose repart për monitorim të saktë të rendimentit dhe faturim të kostove.

Shkarkoni broshurën e PRISMA Tech Suite

Printerët e përputhshëm

  • Të gjithë printerët colorWAVE

  • Të gjithë printerët plotWAVE

  • Përzgjedhje e printerëve imagePROGRAF

Eksploroni më tej

Ju duhet ndihmë?

Dëshironi të optimizoni ciklin tuaj të punës me PRISMA Tech Suite?