Program biznesi "Kofax Power PDF Advanced"
Program PDF të siguruara për çdo biznes
Një program i fuqishëm e intuitiv i krijuar për bizneset, për të krijuar, konvertuar, modifikuar e shpërndarë skedarë PDF, kudo e kurdoherë.
Me "Kofax Power PDF Advanced" organizata juaj mund të optimizojë produktivitetin dhe ta instalojë në mënyrë të sigurt programin për të gjithë forcën tuaj punëtore në lëvizje, duke e ndihmuar biznesin tuaj të bashkëpunojë më mirë e pa telashe mes pajisjeve e platformave të ndryshme.
Përfitimet kryesore
Shfrytëzoni mbështetjen për komandim me prekje të pajisjes për ta ndryshuar me lehtësi tekstin në skedarët PDF
Merrni masat paraprake të sigurisë me funksione të avancuara si p.sh. redaktimi
Bashkëpunoni në kohë reale me përdorues në të njëjtin rrjet
Jo thjesht program ndihmës
Menaxhimi i informacionit është jetik për suksesin dhe reputacionin e biznesit. "Power PDF Advanced" mund t'ju ofrojë kursime të prekshme për biznesin me rezultate reale në produktivitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në lidhje me dokumentet.
Përgjigjjuni tani nevojave të biznesit tuaj për PDF, për të mbështetur të ardhmen tuaj
Funksionet e "Power PDF Advanced" i mundësojnë biznesit tuaj të punojë që sot si forca punëtore e së nesërmes, duke përmirësuar e siguruar ciklin tuaj të punës në PDF me:
Krijim intuitiv të formularëve të plotësueshëm
Skanoni me lehtësi formularë fizikë dhe konvertojini në formularë interaktivë PDF me fusha, kutiza opsionesh, fusha nënshkrimi etj.
Konvertim më se praktik të skedarëve
Konvertoni shpejt e saktë dokumente nga "Word" e formate të tjera skedarësh në PDF, si dhe anasjelltas.
Funksione bashkëpunimi në kohë reale
Krijoni, modifikoni, komentoni e shënoni dokumentet PDF së bashku me përdorues të tjerë të të njëjtit rrjet.
Siguri e njësuar
Mbroni biznesin tuaj përmes sigurisë me menaxhim qendror dhe të zgjeruar që implementon kufizime në lidhje me hapjen e dokumenteve dhe i mban të kyçura të dhënat e natyrës delikate.