IRISXtract™
"IRISXtract™" i klasifikon automatikisht dokumentet tuaja dhe vjel të dhënat thelbësore.
Optimizoni përpunimin e dokumenteve
Përfitimet kryesore
Ulni shpenzimet operative
Rrisni efikasitetin
Optimizoni proceset e biznesit
Klasifikim dokumentesh me bazë inteligjence artificiale
Një motor novator klasifikimi me bazë inteligjence artificiale ju lejon të skanoni apo importoni grupe të mëdha dokumentesh të ndryshme pa qenë nevoja për përgatitje manuale (njohje teksti dhe veçim).
Vjelje inteligjente e të dhënave
Regjistrimi dhe vjelja e të dhënave bazohet në një qasje forme të lirë, teksti të plotë, që do të thotë pa shabllone, pa konfigurim manual apo trajnim të komplikuar.
Integrim i përsosur
"IRISXtract™" përshtatet më së miri me mënyrën si drejtoni biznesin tuaj, duke u integruar më së miri me shumicën e aplikacioneve të palëve të 3-ta.
Tërësisht i shkallëzueshëm
Çfarëdo dokumentesh që ju duhet të procesoni dhe sado që të jenë, "IRISXtract™" ia del pa u lodhur me çfarëdo kërkese.
Platformë fleksibël
"IRISXtract™" mund të instalohet në ambientet tuaja ose të hapet nga reja kompjuterike, ndërsa mbështet dhe përdorimin e shumë aplikacioneve (procese të ndryshme njëherësh), edhe përdorim nga shumë klientë (i njëjti proces për klientë të ndryshëm).
Nën pronësinë e "Canon"
Platforma "IRISXtract™" dhe teknologjitë që e përshkojnë, si p.sh. njohja e optike e germave (OCR) të dokumenteve dhe ngjeshja e tyre, janë zhvilluar brenda "Canon Group", për të pasur qetësinë e duhur mendore.
Veçoritë kryesore
Klasifikim dokumentesh me bazë inteligjence artificiale
Vjelje inteligjente e të dhënave
Mbështetje për shumë aplikacione dhe shumë kanale
Zbatime efikase
Importim
Importohen të gjitha dokumentet e letrës dhe elektronike (skanime, fakse, emaile etj.)
Klasifikim
Dokumentet analizohen dhe klasifikohen automatikisht (fatura, kontrata, të burimeve njerëzore etj.)
Ekstrakto
Nuk nevojiten shabllone, pasi të gjitha indekset vilen automatikisht.
Verifiko
Të dhënat kontrollohen dy herë me anë të një grupi të gjerë rregullash.
Eksportim
Të dhënat u ridrejtohen automatikisht sistemeve tuaja përkatëse.
Aplikacionet e përpunimit të dokumenteve "IRISXtract™"
Një numër konfigurimesh të paracaktuara të "IRISXtract™" janë zhvilluar për t'u dhënë zgjidhje problemeve të caktuara me aplikacionet. Mësoni se si drejtpërdrejt në faqet e dedikuara të "IRISXtract™".
"IRISXtract™" për konvertim dokumentesh
Konvertojini dokumentet në skedarë tërësisht të kërkueshëm dhe tejet të ngjeshur për arkivim afatgjatë.
"IRISXtract™" për përpunim të formularëve hibridë
Automatizoni regjistrimin dhe indeksimin e formularët të strukturuar, të pastrukturuar dhe hibridë.
"IRISXtract™" për sallën elektronike të postës
Bëjeni administrimin e dokumenteve më të lehtë se kurrë përmes klasifikimit automatik dhe vjeljes së të dhënave në vijim.
"IRISXtract™" për pagesat e llogarive
Automatizoni dhe përshpejtoni përpunimin e faturave, pa qenë nevoja për shabllone.
"IRISXtract™" për urdhra blerjeje
Ulni ngarkesën administrative duke automatizuar dhe optimizuar përpunimin e urdhrave tuaj të blerjes.
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
Zbuloni produkte dhe zgjidhje të ndryshme të "Canon" që mund t'u përgjigjen gjithashtu nevojave tuaja.
IRISPowerscan™
Përmirësoni efikasitetin nga regjistrimi i dokumenteve deri tek integrimi i të dhënave të biznesit.
Therefore
Shndërroni mënyrën se si i administroni dhe ndani dokumentet e punës.
Menaxhim i Proceseve të Biznesit
Punoni më shpejt e zgjuar duke shndërruar proceset e biznesit tuaj.