COT Admin Server & COT Admin Tool

Canon COT Admin Server është një program opsional për administratorët e IT që të menaxhojnë proceset e skanerëve Canon DR-S150 të lidhur në rrjet dhe shton funksione të mëtejshme

Reduktoni kostot dhe përforconi kontrollin

Menaxhim i thjeshtuar i flotës së skanerëve, nga konfigurimi në distancë dhe menaxhimi i profileve të përdoruesve dhe proceseve të punës, deri te shtimi i sigurisë së mëtejshme.

Përfitimet kryesore

Menaxhim i lehtë i centralizuar për flotë skanerësh

Menaxhim dhe shpërndarje e lehtë e punëve

Autentikim i sigurt

Menaxhim i përdoruesve me Active Directory

Funksione shtesë të avancuara skanimi

Krijim destinacioni të personalizuar skanimi

Si mund ta ndihmojë COT Admin Server biznesin tuaj?

COT Admin Server është një program opsional për ekipet e IT që ta përdorin së bashku me COT Admin Tool, për të konfiguruar dhe menaxhuar skanerët Canon DR-S150 të lidhur në rrjet, profilet e punëve për përdoruesit dhe proceset e skanimit, ose për të shtuar funksione shtesë sigurie dhe procesimi imazhesh. Në sistemet me shumë pajisje kjo mund t'i reduktojë konsiderueshëm kostot operative, të ofrojë efikasitet dhe kontroll më të lartë.

Menaxhimi i thjeshtë i centralizuar i flotës së skanerëve

Administratorët IT mund të menaxhojnë në mënyrë të centralizuar deri në 1000 skanerë, pavarësisht se ku ndodhen, duke konfiguruar dhe menaxhuar në distancë apo nga një pikë qendrore edhe skanerët, edhe profilet e punëve të përdoruesve, nëpërmjet COT Admin Tool.

Menaxhimi dhe shpërndarja e punëve

U mundëson administratorëve të IT të shpërndajnë punët drejt skanerëve dhe të krijojnë, regjistrojnë e menaxhojnë punët. Gjithashtu u mundëson caktimin dhe menaxhimin e punëve për t'u shpërndarë drejt skanerëve sipas pajisjeve apo përdoruesve individualë, ku profilet e proceseve të punës mund dhe të grupohen, për shembull sipas departamentit të punës apo vendndodhjes së zyrës.

Autentikim i sigurt

Informacioni i përdoruesit mund të verifikohet i centralizuar përmes kredencialeve të Active Directory ose autentikimit me NFC kur instalohet sirtari opsional NFC përmes një karte smart, çka sjell siguri të plotë regjistrimi përgjatë një rrjeti pajisjesh.

Funksione skanimi shtesë

Për t'u shtuar kapacitete të mëtejshme skanerëve Canon DR-S150, administratorët e IT mund të shtojnë funksione të avancuara, si p.sh. një larmi funksionesh procesimi të figurës, krijim PDF me kompresion të lartë dhe transmetimin drejt FTP dhe/apo server emaili.

Krijim destinacioni të personalizuar skanimi

U mundëson klientëve të krijojnë në mënyrë të pavarur konektorët e tyre të personalizuar të moduleve duke përdorur COT Admin SDK, si dhe të krijojnë ikona të personalizuara të punëve në panelin e kontrollit të skanerit

Keni pyetje për COT Admin Server apo Tool?

imageFORMULA DR-S150

Skanim intuitiv, i cilësisë së lartë me mundësi praktike lidhjeje për të gjitha zbatimet dhe sistemet e skanimit.

COT Admin Server

Shkarkojeni tani COT Admin Server.

COT Admin Tool

Shkarkojeni tani COT Admin Tool.