Compart DocBridge® Suite

Krijoni, procesoni, kontrolloni dhe nxirrni dokumente të çfarëdo formati, lloji dhe madhësie për kanale printimi dhe digjitale – shpejt dhe me efikasitet
një imazh i një gruaje që punon në laptop duke buzëqeshur

Automatizim inteligjent në menaxhimin e input-autputit

Rrisni efikasitetin dhe transparencën e proceseve tuaja të komunikimit gjithëkanalësh me klientët përmes këtyre zbatimeve novatore dhe të shkallëzueshme për menaxhimin e input-autputit

Procesim universal i dokumenteve

Procesim dokumentesh të çfarëdo formati dhe burimi për çfarëdo kanali komunikimi analog dhe digjital si p.sh. analizë, klasifikim, modifikim, veçim/përzierje dhe konvertim

Proces i automatizuar dërgimi dokumentesh

Një nyjë qendrore për shpërndarjen e dokumenteve, për të të gjitha kanalet fizike dhe elektronike.

Kontroll i automatizuar i dokumenteve

Sigurim cilësie në nxjerrjen e dokumenteve dhe në menaxhimin e komunikimit të klientëve.

Përfitimet kryesore

Përfitoni nga rritja e efikasitetit dhe e sigurimit të cilësisë, ulja e kostove dhe përmirësimi i eksperiencës së klientit me programet dhe zgjidhjet nga Canon

Rrisni produktivitetin

Shkurtoni hendekun mes komunikimeve me bazë letre dhe atyre digjitale, dhe eliminoni detyrat manuale përmes automatizimit.

Ulni kostot

Përfitoni kursime në kostot e punës duke automatizuar punët e përsëritura manuale me anë të këtij sistemi përgatitjeje dokumentesh – duke përfshirë krijimin e dokumenteve të para për celularë – dhe me prodhim me të dhënave të ndryshueshme.

Teknologji e re

Lidhni drejt programeve të palëve të treta në bazë të standardeve të hapura, si p.sh. API, për të përfituar nga një larmi e gjerë zhvillimesh – nga një pajisje e vetme në një re të orkestruar kompjuterike.

Përmirësoni fleksibilitetin

Programet e DocBridge® Suite janë të pavarura nga platformat dhe mund të integrohen më së miri në strukturat ekzistuese OM.

Përshtateni komunikimin tuaj gjithëkanalësh për të ardhmen

Compart DocBridge® Suite mbulon të gjitha proceset e menaxhimit të dokumenteve dhe produkteve fundore: marrjen, krijimin, konvertimin, modifikimin, paketimin, shqyrtimin, monitorimin dhe dërgimin e dokumenteve të çfarëdo lloji në të gjitha kanalet fizike dhe digjitale

Procesim universal i dokumenteve (DocBridge® Mill Plus)

Analizoni, veçoni, klasifikoni, indeksoni, modifikoni dhe konvertoni flukse të dhënash dhe dokumente me burime të ndryshme, si dhe përgatitini për paraqitje dhe prodhim në të gjitha kanalet digjitale dhe fizike, duke përfshirë internetin, arkivat dhe pajisjet portative.

Zbuloni më shumë

Dërgim i automatizuar i dokumenteve: DocBridge® Pilot

Kontrolloni dhe optimizoni të gjitha proceset pas krijimit, duke përfshirë optimizimin postar, arkivimin, stampimin dhe futjen përmes një sistemi qendror nxjerrjeje me grup fleksibël dërgimi për të gjitha kanalet.

Zbuloni më shumë

Kontroll i automatizuar i dokumenteve: DocBridge® Delta

Analizoni dhe krahasoni dokumente komplekse – në mënyrë të automatizuar, tërësisht të besueshme dhe të pavarur nga formati dhe struktura e skedarëve për t'u kontrolluar. Evitoni gabimet me krijim dhe dërgim dinamik të dokumenteve dhe përfitoni nga zbatimi i parimit të 100% në komunikimet me klientët tuaj.

Na kontaktoni për të mësuar më shumë

Programe kompjuterike që kanë lidhje

Transformoni eksperiencën e klientëve tuaj me zgjidhjet dhe programet përkatëse.

  • Objectif Lune logo

    Objectif Lune OL Connect

    Optimizoni eksperiencën digjitale për klientët tuaj përmes automatizimit të proceseve të biznesit.
  • stema e sysHUB

    uniFLOW sysHUB

    Konsolidoni proceset dhe zbatimet tuaja kryesore në një cikël të njësuar dhe të automatizuar pune
  • stema e Quadient
    Përmirësoni komunikimet e klientëve tuaj me këtë zgjidhje tërësisht të integruar për ndërmarrje që punon kudo që të ndodhet ekipi juaj.

Eksploroni më tej

Mësoni më shumë për përmirësimin e komunikimeve tuaja dhe përforcimin e biznesit tuaj.

Transformimi i eksperiencës së klientëve dhe ekselenca operative në normalitetin e ri

Na ndiqni më tej me seminarin tonë në internet

Transformimi i veprimeve: Si të përshtateni shpejt në normalitetin e ri

Mësoni si të drejtoni procese efikase, transparente dhe të pajtueshme biznesi

Optimizimi i komunikimeve në epokën e klientit

Transformoni qasjen tuaj teknike dhe taktike për menaxhimin e eksperiencës së klientit

gjurmë drite përmes rrugës

Tre hapa për të sjellë automatizimin në biznesin tuaj

Filloni rrugëtimin tuaj drejt transformimit të menaxhimit të proceseve në biznesin tuaj

Eksploroni se si mund të përfitojë biznesi juaj nga Compart