CLOUD CONNECTOR
Rrisni bashkëpunimin dhe produktivitetin
Përfitimet kryesore
Zvogëloni barrën e IT-së
Ideale për organizata të vogla dhe të mesme me 1-3 pajisje multifunksionale "Canon". Nuk kërkohet administrator IT për të konfiguruar dhe menaxhuar softuerin.
Kurseni kosto
Integrimi i lehtë me aplikacionet softuerike për biznese nënkupton se nuk ka nevojë për administrator IT ose shërbime profesionale të kushtueshme.
Rrisni produktivitetin
Përdorni aplikacionin Cloud Connector në seritë imageRUNNER ADVANCE DX dhe imagePRESS C270 për të kryer punë shpejt dhe për të rritur kapacitetin e këtyre pajisjeve multifunksionale.
Përmirësoni bashkëpunimin
Përmirësoni punën në ekip duke dërguar dokumente të skanuara te të tjerët nëpërmjet shërbimeve të përputhshme si Google Drive* ose OneDrive.
* Cloud Connector për Google Drive i disponueshëm në vitin 2024.
Veçoritë kryesore
Menaxhoni një gamë formatesh të ndryshme të skedarëve
Maksimizoni efikasitetin duke printuar dhe skanuar një gamë formatesh të skedarëve, duke përfshirë PDF, HTML, JPEG, PNG, fletëllogaritëset Google e më shumë.
Lidhje me kod PIN
Përdorni një kod PIN për ta lidhur emailin me softuerin. Pasi të lidhet, mund të printoni menjëherë.
Përdorim afatgjatë
Vendosni se sa kohë do t'ju duhet licenca, duke filluar nga një periudhë minimale 3-vjeçare dhe garantoni proceset më të mira të printimit dhe skanimit.
Lehtësi në instalim dhe në mirëmbajtje
Regjistroni adresën tuaj të emailit dhe konfiguroni vetë lidhjen në renë kompjuterike. Nuk kërkohet menaxhim i përdoruesve, prandaj procesi i instalimit dhe mirëmbajtjes bëhet i thjeshtë për këdo.
Përputhshmëri pa probleme
Hapni dokumente nëpërmjet Google Drive*, OneDrive ose SharePoint, si edhe Microsoft Teams, Dropbox dhe Box.
* Cloud Connector për Google Drive i disponueshëm në vitin 2024.
Printoni në emaile dhe skanoni prej tyre
Printoni dhe skanoni me lehtësi nëpërmjet emailit. Nuk nevojitet një drajver printeri, prandaj është e lehtë të printoni kurdoherë.