Scan2X™
Thjeshtësi përmes softuerit inteligjent të skanimit
Fokusohuni në biznesin tuaj ndërkohë që Scan2x™ ju regjistron dokumentet. Teknologjia e përparuar zbaton konfigurimin e duhur, njeh të dhënat kryesore dhe i transferon në vendin e duhur. Thjesht.
Përfitimet kryesore
Na kontaktoni për të zbuluar më shumë.
Gjithnjë intuitive
Ndërfaqja me bazë ikonash e bën përdorimin të lehtë, ndërsa proceset e automatizuara i njohin në çast dokumentet, zgjedhin konfigurimet e duhura dhe nxjerrin informacionin e kërkuar.
Fluksi efikas i punës
Teknologjia e sofistikuar ju njeh dokumentet në çast – për shembull, duke përcjellë automatikisht një faturë të skanuar te departamenti i kontabilitetit.
Transparencë e plotë
Vendosni në radhë të parë sigurinë, pajtueshmërinë dhe përgjegjësinë me PIN për përdoruesit, kartat opsionale me rrëshqitje ose një lexues shenjash gishtash për një vijimësi të sigurt dhe me përgjegjësi për dokumentet.
Përputhje e plotë
Siguroni pajtimin me rregulloret gjithnjë e në rritje, duke përfshirë redaktimin e të dhënave personale delikate për t'ju ndihmuar me respektimin e GDPR.
Përdorim lokal ose me hostim në re kompjuterike
Zgjidhni konfigurimin që i përshtatet më së miri biznesit tuaj me instalim në lokal ose abonim në internet me menaxhim të plotë.
Integrim me sistemin tuaj
Përfitoni integrim me Therefore™, Sharepoint™, OneDrive™, Google Drive™, FTP, shërbimet e resë kompjuterike e nga interneti, si dhe databazat.
Veçoritë kryesore
Scan2x™ Online
Gëzoni të gjitha përfitimet, por pa mirëmbajtjen e sistemit brenda infrastrukturës suaj IT përmes një zgjidhjeje me bazë renë kompjuterike.
Scan2x™
Menaxhojini të gjitha nevojat së brendshmi me zgjidhjen tonë të provuar e të besuar të skanimit që ju njëson proceset për dokumentet.
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
Zbuloni produkte dhe zgjidhje të ndryshme të "Canon" që mund t'u përgjigjen gjithashtu nevojave tuaja.
-
Skanerët e dokumenteve
Skanojini dhe ruajini dokumentet me shpejtësi, efikasitet dhe qëndrueshmëri. -
Therefore
Shndërroni mënyrën se si i administroni dhe ndani dokumentet e punës. -
IRISXtract
Klasifikoni dhe vilni automatikisht të dhëna nga dokumentet tuaja të biznesit.