iWMC Scanner Management
Administroni skanerët e dokumenteve duke përdorur Canon iW Management Console me plug-in Scanner Management dhe USB Scanner Agent.

Rritni në maksimum produktivitetin e skanerëve tuaj në rrjet dhe me USB
Tani mund të administroni nga një vend të gjithë flotën e skanerëve të dokumenteve. Monitoroni dhe mirëmbani skanerët e pajtueshëm Canon imageFORMULA, plus MFP-të dhe printerët Canon, të gjitha nga një ndërfaqe qendrore e vetme duke përdorur Canon iW Management Console (iWMC).
Menaxhoni flotën tuaj Canon
Gjeni pajisje printimi dhe skanimi Canon në rrjetin tuaj me opsionin e zbulimit të iWMC. Kontrolloni emrat e produkteve, numrat e serisë, adresat IP, versionet e firmuerit dhe softuerit.
Monitorim i skanerëve në distancë
Monitoroni të gjithë skanerët e gjetur në rrjet dhe shikoni numrat e skanimeve, numrat e rulerave, gjendjen e pjesëve të konsumit si edhe regjistrimet e sukseseve/dështimeve të skanimeve.
Përditësojini njëkohësisht
Mund të përditësoni me lehtësi firmuerët, drajverat, aplikacionet e Canon ose konfigurimet e punëve njëkohësisht në disa skanerë dokumentesh duke përdorur menunë e iWMC.

Administroni skanerët e rrjetit
Plug-in Scanner Management ju jep mundësi të monitoroni dhe administroni direkt skanerët e rrjetit ScanFront - të gjitha nga Canon iW Management Console.

Shtoni skanerë dokumentesh me USB
Monitoroni dhe administroni skanerët me USB në rrjetin tuaj dhe integrojini ata në iWMC duke instaluar Scanner Management Agent në kompjuterët e lidhur me skanerët.

Mbajini kostot të ulëta
Me pajisjet e printimit dhe skanimit Canon të gjitha të administruara nga një mjet i vetëm, mund të merrni nga larg kontrollin e pajisjeve dhe të ndihmoni në reduktimin e kostove IT.
I përshtatet punës suaj
Plug-in Canon Scanner Management është një mjet i serverit i cili integrohet me Canon iWMC duke ju dhënë mundësi të punoni në një ndërfaqe të qartë, të thjeshtë dhe me bazë uebi.