DR-M1060

Canon imageFORMULA DR-M1060

Skaner A3 ultra kompakt i cili ofron performancë të besueshme dhe të gjithanshme.

Përfitimet

  • Skaner A3 ultrakompakt

  • Kalim me kthesë U dhe i drejtpërdrejtë për të kaluar dokumente të ndryshme

  • Skanim produktiv deri në 120ipm

  • Ndërtim me furnizim nga para për furnizim të lehtë me letër

  • Softuer i fuqishëm përfshirë Kofrax VRS

  • Shtoni me lehtësi Skanerë Flatbed ose një Modul Barkodi

Veçoritë e detajuara

  • Jashtëzakonisht kompakt

    DR-M1060 është një skaner A3 shumë kompakt - ideal në departamente korporatash ose zyra dege të decentralizuara të cilat kanë hapësirë të kufizuar në tryeza por kërkojnë skanim A3. Përdoruesit do ta çmojnë punimin e rehatshëm dhe të lehtë të ndërtimit me furnizim dhe dalje nga para.

  • Kapje e letrës e besueshme dhe e gjithanshme

    Kthesa U dhe kalimi i letrës i përzgjedhshëm i drejtpërdrejtë me mekanizëm furnizimi të fortë lejon për skanim të mirë të një sërë lloje mediash, përfshirë kartat e stampuara, mediat e holla dhe të trasha ose dokumentet 3m të gjata. Me përdorimin e metodës Folio është e mundur gjithashtu të skanohen dokumente me përmasë A1. DR-M1060 përfshin një sërë teknologjish për kapen e mirë të letrës. Zbulimi ultrasonik i letrës ndihmon për të mos humbur imazhet, ndërsa veçoria Double Feed Release (DFR) pakëson ndërprerjet duke i lejuar përdoruesit të injorojnë dhe vazhdojnë skanimin me shpejtësi në raste të veçanta.

  • Skanim shumë produktiv

    DR-M1060 është jashtëzakonisht produktiv me shpejtësi skanimi ultra të shpejtë deri në 120ipm (A4( dhe një furnizues dokumentesh me 80 fletë. Përveç përmasës së tij të vogël është ndërtuar për ngarkesa pune të mëdha prej deri në 7,500 dokumentesh në ditë.

  • Përpunim imazhesh perfekt në çdo rast

    Shijoni rezultate imazhi perfekte me veçoritë e avancuara të përpunimit të imazhit të DR-M1060, të tilla si përforcimi i avancuar i tekstit i cili prodhon imazhe të lexueshme qartë edhe nga tekstet origjinale të zbehta. Tipare shtesë si Zbulimi Automatik i Ngjyrave, Madhësia Automatike dhe Korrigjimi i Pjerrësisë, Korrigjimi i Orientimit të Tekstit dhe Heqja e Personalizuar e Ngjyrës përmirëson më tej cilësinë dhe vazhdimësinë e imazhit.

  • Program kompjuterik i përfshirë për të përmirësuar rendimentin

    Shijoni skanimin e shpejtë dhe të lehtë me softuerin CaptureOnTouch për detyrat ad-hoc dhe ato rutinë. Për të skanuar grupe më të mëdha dokumentesh, CaptureOnTouch Pro është ideal, me pamjet e tij me shumë dritare dhe me miniatura, plus opsione elastike si skanim-në-dosje, email dhe SharePoint. DR-M1060 vjen gjithashtu me eCopy PDF Pro Office dhe Kofax VRS (përshirë AIPE).

  • Ekstra opsionale

    DR-M1060 vjen me një sërë aksesorësh opsionalë për të ruajtur një nivel të lartë produktiviteti. Skanoni libra të lidhur, gazeta dhe media delikate me të dy njësitë Flatbed Scanner A4 dhe A3 opsionale. Këto njësi skanimi dyshe me shtrat të sheshtë të lidhura me USB punojnë njëkohësisht me DR-M1060, duke ju lënë të aplikoni mirë të njëjtat veçori të përforcimit të imazhit në çdo skanim. Një Modul Barkodi 2D është gjithashtu i disponueshëm i cili mundëson njohjen e kodeve QR, formateve PDF417 dhe Data Matrix përmes drajverëve ISIS/TWAIN.

Specifikimet

  • Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

  • Futës automatik i dokumentit

  • Deri në 7,000 skanime/ditë

  • Skanimi në A3 në të dy anët

  • Lidhje USB

  • Skanim i lehtë dhe me intuitë

  • Cilësi e përmirësuar e imazhit

Aksesorët përkatës

  • Canon flatbed scanner unit 102 scanner

    A4 Flatbed 102

    Përdoreni bashkë me skanerin tuaj me ADF të serisë DR të Canon për një funksionalitet skanimi me shtrat të sheshtë A4 pa ndërprerje.
  • imageFORMULA FSU-201

    A3 Flatbed 201

    Gëzoni një përdorim dysh pa vështirësi të skanimit me Skanerin Canon me Shtrat të Sheshtë Njësia 201 dhe Canon imageFORMULA e cila ofron më shumë gjithanshmëri dhe saktësi kur skanoni libra, gazeta dhe dokumente delikate deri në A3.

  • Scanner-Barcode-Module

    Moduli i barkodit

    Opsioni i softuerit që e lejon programin drejtues të ISIS/TWAIN të njohë barkodet e skanuara (madhësia standarde).

  • Scanner-Barcode-Module

    Moduli i kodit 2D

    Opsioni i softuerit që e lejon programin drejtues të ISIS/TWAIN të njohë kodet e skanuara 2D: QR, PDF417 dhe matrica e të dhënave (madhësitë standarde dhe llojet aktuale).