Paper Feeder PF-C1
Një kasetë shtesë me 550 fletë. Mund të shtohen deri në tre në njësinë kryesore.
Siguroni rezultate printimi mono me cilësi të lartë në vendin tuaj të punës me këtë printer zyre me shpejtësi të lartë dhe që kërkon një hapësirë të vogël.
Printime - me shpejtësi 43 faqe/min për A4 dhe 65 faqe/min për A5 - nga një pajisje kompakte dhe elastike që mund të konfigurohet me deri në tre kaseta letre shtesë dhe që është ideale për ambientet me ngarkesa të larta ku kërkohet përdorimi në një hapësirë të vogël.
Printimi i shpejtë për A4 dhe A5 me shpejtësi përkatësisht 43 faqe/min dhe 65 faqe/min, me kuti toneri kompakte por përsëri me rendiment të lartë.
Vendoseni këtë pajisje kompakte dhe efektive në kosto pranë vendit tuaj të punës dhe kurseni kohën për udhëtimet tuaja për te printeri.
Printeri LBP312x ka një kasetë letre të integruar me 550 fletë dhe mund të shtoni deri në tre kaseta të tjera me 550 fletë secila për më shumë kapacitet, ose për materiale të ndryshme multimediale ose madhësi të ndryshme të letrës.
Canon LBP312x siguron një cilësi të jashtëzakonshme të printimit, me zona në të zezë solide dhe të fortë dhe përmirësimin e mprehtësisë së imazhit.
Mbështetja për PCL dhe PostScript do të thotë lehtësi integrimi me printerët ekzistues, si dhe sigurohet përputhja me shërbimet e menaxhuara, e-Maintenance dhe uniFLOW.
Canon LBP312x mbështet një gamë të gjerë të teknologjive celulare dhe të resë kompjuterike, duke përfshirë aplikacionin Canon PRINT Business, Apple AirPrint, Mopria dhe Google Cloud Print.
Printim automatik nga të dyja anët
+3 kaseta letre opsionale
Printimi me PCL dhe PostScript
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Lidhje USB
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Ekrani LCD i përshtatshëm për përdoruesin
Aplikacioni falas ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve, leximin të dhënave të skanuara dhe ngarkimin në shërbimet ruajtëse në renë kompjuterike në një larmi printerësh Canon drejtpërdrejt nga pajisjet portative.
SHKARKONI APLIKACIONIN PËR IPHONE
Kutitë e printimit të-gjitha-në-një 041 (standarde) dhe 041 H (me rendiment të lartë) për afro 10 000 dhe 20 000 faqe (ISO/IEC 19798).
Një kasetë shtesë me 550 fletë. Mund të shtohen deri në tre në njësinë kryesore.
Memoria e kartës 8 GB për funksione të ndryshme - kopjimin ndërmjetës të printimeve, printimin e sigurt të enkriptuar ose radhitjen elektronike.
Një paketë e gatshme që instalon fontet e barkodeve për printimin.
Aftësia e printimit Unicode për SAP që mbështet fontin Andale.