Origjinali është i pamposhtur

Zgjidhni gjithnjë bojën origjinale Canon LUCIA në vend të bojërave jo të Canon. Mos bëni kompromise me cilësinë, që të jeni gjithnjë të sigurt për printimet
The Original is unbeatable

Bojë e shkëlqyer për printimet më të imëta

Për procesin e printimit me bojë në sistemet e printimit në format të gjerë imagePROGRAF nevojitet bojë me cilësi superiore. Bojërat origjinale Canon LUCIA janë zhvilluar posaçërisht në laboratorët tanë për sistemet e printimit imagePROGRAF për t'u bërë ballë kërkesave për cilësi maksimale printimi.

Në realitet kjo do të thotë se mund të arrini riprodhime në ngjyra të shndritshme, cilësi profesionale figure dhe vijat më të imëta në çdo fushë të mundshme zbatimi, falë bojërave origjinale LUCIA që përputhen me precizion me sistemet tona të printimit.

Cilësia maksimale është më e rëndësishmja

Në prodhimin e bojës Canon LUCIA përdoren vetëm lëndë të para të cilësisë së lartë dhe të testuara, që garantojnë koherencë maksimale falë një përbërjeje unike dhe kushteve optimale të prodhimit. Procedurat e detajuara të testimit sigurojnë cilësi koherente printimi, mbi të cilën mund të mbështeteni pa frikë.

Të gjithë printerët imagePROGRAF përdorin bojëra pigmenti të plotë që janë më të forta se ngjyruesit, për sa i përket rezistencës ndaj rrezatimit UV ose ozonit. Ndaj dhe printimet që përdorin bojëra pigmenti Canon zgjasin relativisht më shumë pa zbehje të dallueshme.

Veç kësaj, bojërat me pigment LUCIA janë lagështiduruese dhe garantojnë paraqitje perfekte edhe në natyrë. Printimet me materiale ujëduruese të Canon dhe bojë LUCIA arrijnë rezistencë të shkëlqyer atmosferike pa laminim për deri në 6 muaj, ideale për zbatime tërheqëse në natyrë.

Advantages of Canon Ink

Avantazhet e bojës origjinale Canon me një vështrim

  • Formulimi i bojës origjinale nga Canon
  • Cilësi maksimale printimi
  • Testuar dhe miratuar nga Canon
  • Printeri Canon garanton koherencë të lartë të ngjyrave
  • Gamë më e gjerë ngjyrash
  • Shprehje dinamike dhe e fortë e ngjyrave fluoreshente, falë bojës së re fluoreshente rozë në serinë GP
  • Vibrancë e jashtëzakonshme e ngjyrave me bojërat speciale portokalli, të kuqe, vjollcë dhe të gjelbër
  • Pigmentet e mikroenkapsuluara mundësojnë rritje në dendësi pigmenti, duke përmirësuar shprehjen e pasur të ngjyrave dhe qartësi figure
  • Grimcat e bojës me pigment qëndrojnë pranë sipërfaqes, duke realizuar shprehje të forta dhe më ekspresive të ngjyrave
  • Vija të imëta dhe detaje me qartësi të lartë
  • Chroma Optimizer (CO) mundëson gradacione fantastike tonale dhe dobëson bronzimin për të arritur dendësi të errët reale dhe shprehje besnike të ngjyrave
  • Printimet janë më rezistente ndaj kushteve atmosferike, duke përdorur bojë origjinale Canon dhe materiale ujëduruese

Vetëm boja origjinale Canon mund ta arrijë

Vijat dhe fontet e mprehta me bojëra origjinale LUCIA TD

Boja LUCIA TD vjen me dy lloje boje të zezë me tension të ndryshëm sipërfaqësor. Boja Matte Black (MBK) me tension të lartë sipërfaqësor mundëson përhapje minimale të pikave të bojës, ndërsa pigmenti qëndron pranë sipërfaqes. Kjo është e përshtatshme për realizimin e vijave të kthjellëta dhe të tekstit të dendur me shpërhapje minimale.

Canon Camera
Canon Camera

Vijat dhe tekstet me konture të qarta

Kur vjen puna te konturi midis të zezës dhe ngjyrave, LUCIA TD me 2 lloje boje të zezë e vendos bojën e zezë (BK) me tension më të ulët sipërfaqësor midis bojës së ngjyrës (tension i ulët) dhe bojës MBK (tension i lartë) për të reduktuar rrjedhjen. Kështu realizohen vija dhe tekste me konture të qarta.

Formulat joorigjinal të bojërave jo të Canon nuk janë të përshtatshme për sistemet e printimit imagePROGRAF të Canon dhe shpesh nuk kanë të njëjtën përmbajtje. Disa përbërës dhe zëvendësues që nuk kanë autorizimin e Canon mund të shkaktojnë riprodhim më pak të qartë të tesktit, vijave dhe grafikëve, duke i bërë printimet joprecize dhe në të tërësi të turbullta.

Me bojërat me pigment Canon LUCIA, një produkt me cilësi maksimale premtuese me koherencë, pikat mikro të imëta të bojës vendosen me precizion në material nga koka e printimit, ngjisin në çast me sipërfaqen - asgjë nuk rrjedh, as njollos!

Cilësi supreme printimi me nuancat më të imëta

Kjo formulë unike boje e bojërave LUCIA PRO me pigmente të mikroenkapsuluara mundëson rritjen e dendësisë së pigmentit, duke pasuruar shprehjen e pasur të ngjyrave dhe qartësinë e figurës.

Chroma Optimizer (CO) që përdoret kur printohet në letër me shkëlqim/gjysmëshkëlqim, kontrollon më së miri dritën që përcakton paraqitjen e ngjyrës për t'i shprehur me besnikëri ngjyrat fillestare, sidomos për të zeza pa turbullim.

Canon Camera

Pa kompromis, cilësia është e rëndësishme

Falë bojës me pigment LUCIA, kokat superiore të printimit Canon krijojnë mikropika të imëta prej 4 ose 5 pikolitrash në madhësi për një figurë veçanërisht të detajuar në printim - kjo përkon me të 4 deri të 5 miliardtën e një mililitre boje. Bojërat e cilësisë veçanërisht të lartë LUCIA nga Canon përputhen më së miri me kokat e printimit të sistemeve të printimit imagePROGRAF, në mënyrë që bojërat të mund të kalojnë gjithnjë pa vështirësi në spërkatëset tejet të imëta dhe garantojnë një rezultat optimal printimi.

Qoftë nëse prodhoni banderola, tabela, posterë, fotografi, printime artistike apo vizatime teknike, vetëm në kombinim me bojërat Canon mund të përfitoni plotësisht nga cilësia e printerëve të formatit të madh Canon imagePROGRAF.

Saktësia e ngjyrave - garancia vetëm me bojë origjinale të Canon

Cilësia optimale e printimeve rezulton nga vendosja e përsosur e bojës pas kalibrimit paraprak në një material printimi të përcaktuar nga një profil ICC. Profili ICC informon sistemin e printimit për atributet e materialit të printimit dhe kontrollon vendosjen e bojës me përpikëri të ngjyrave nga koka e printimit. Canon krijon profile ICC për materiale të printimit Canon në teste të panumërta laboratorike me sistemet e printimit imagePROGRAF - natyrisht vetëm me bojërat origjinale LUCIA. Nëse zgjidhni bojë jo të Canon, nuk ka garanci për besueshmërinë e ngjyrës dhe ezkemplarët e printimeve.

Ndaj dhe origjinaliteti i dokumenteve është i rëndësishëm edhe për ju

Printimet me bojëra origjinale Canon LUCIA TD janë veçanërisht rezistente ndaj vjetrimit dhe falsifikimit. Këto atribute janë fokusi i kontrolleve nga Paper Technology Foundation (PTS). Një numër i madh testesh mekanike, kimike, optike dhe termike kryhen për certifikimin PTS.

Këto janë përballuar në optimumin e mundshëm nga printeri i formatit të madh imagePROGRAF së bashku me bojërat e pigmentit LUCIA, materialet e printimit nga Canon dhe është lëshuar certifikata për prodhimin e origjinaleve dhe kopjet e certifikuara të akteve noteriale në përputhje me 12 DO Not.

Canon Camera

Garancia për printime adekuate për dokumente: imagePROGRAF, bojërat origjinale LUCIA dhe materialet nga Canon

Me bashkëveprimin e sistemeve të printimit të formatit të madh imagePROGRAF, bojërat origjinale me pigment dhe materialet e duhura të printimit nga Canon garantojnë që dokumenti të mos vjetrohet lehtë dhe të mos bëhet i papërdorshëm as pas shumë vitesh, duke e bërë kështu adekuat për përdorim dokumentar Dhe çdo përdorues që përdor bojëra dhe materiale origjinale nga Canon përfiton nga kjo përvojë. Testet e pavarura provojnë se materialet origjinale janë të pajtueshmëm me njëri-tjetrin dhe garantojnë rezultat perfekt në printim - edhe nëse nuk e keni të nevojshme apo nuk dëshironi të printoni në formë adekuate për dokumente. Kjo garanci në cilësinë e printimeve nuk është e mundur kur përdorni bojëra jo të Canon.

Ekselencë deri në pikën e fundit

Printerët imagePROGRAF nga Canon janë projektuar për të përdorur deri dhe pikën e fundit të bojës. Ndaj kur është koha për të ndërruar depozitën, mund të jeni më se të sigurt se nuk ka mbetur fare bojë brenda, nuk paguani për bojë që nuk do të përdoret kurrë dhe më e rëndësishmja kjo është dhe ekologjike.

Sistemi i printimit mundëson futjen në tërësi të depozitave të bojës dhe mbushjen e nëndepozitave. Falë teknologjisë me ndërrim gjatë punës, mundëson ndërrimin e lehtë të depozitave të bojës gjatë punës. Ky funksion praktik është veçanërisht efikas dhe unik në treg.

Canon Camera

Cilësia maksimale e printimit me bojën origjinale Canon LUCIA

Bojë jo nga Canon

Bojë origjinale Canon LUCIA

Me çfarë duhet të bëni kujdes

  • Printime me ngjyra dhe grafikë më pak tërheqëse, tekste dhe vija joprecize
  • Fromula e bojërave të paverifikuara nuk është e përshtatur për sistemet e printimit imagePROGRAF
  • Përbërësit dhe zëvendësuesit e paautorizuar

Ku mund të mbështeteni

  • Printimet me ngjyra të shndritshme, gradacion të njëtrajtshëm dhe vija qartësie kristal
  • Formulë unike e bojës që përkon më së miri me sistemet e printimit imagePROGRAF
  • Lëndë të para të cilësisë së lartë dhe të verifikuara

Dizavantazhi për sistemin e printimit

  • Rreziqet e mundshme ndaj kokës së printimit për shkak të mbinxehjes ose pikës shumë të lartë të vlimit të bojës
  • Dëmtim i kokës së printimit dhe bllokimi i spërkatëseve për shkak të përdorimit të bojës joorigjinale
  • Ndotje e mundshme e tubave dhe e depozitave ndërmjetëse për shkak të përbërjes së panjohur/paautorizuar të bojës
  • Madhësia e depozitave të bojës mund të luhatet dhe mund të mos jetë e mundur të përshtatet më së miri me printerin, ndonjëherë mund të shkaktojë rrjedhje dhe jo funksion optimal

Avatnazh për sistemin e printimit

  • Prodhim printimi pa telashe falë temperaturës optimale dhe të përshtatshme të bojës, ndaj dhe nuk ka mbinxehje të kokës së printimit
  • Garanci jetëgjatësie e kokës së printimit normal me vendosje optimale për 1 miliardë pika në materialet e printimit
  • Boja origjinale LUCIA vepron si trajtim mirëmbajtës për sistemet e printimit, duke u dhënë tubave dhe depozitave të bojës jetëgjatësi të mjaftueshme shërbimi
  • Funksioni dhe përshtatja optimale e depozitave të bojës sigurojnë prodhim pa probleme

Dizavantazh për rezultate printimi

  • Mund të ndodhë shpërhapje dhe rrjedhje, duke nxjerrë printime të pakënaqshme, pasi vijat dhe tekstet nuk janë aq të mprehta sa ç'pritet.
  • Printimet mund të mos kenë certifikim PTS
  • Printimet për përdorime në natyrë janë krahasimisht më pak rezistente për shkak të rezistencës më të ulët ndaj kushteve atmosferike
  • Kalibrimi PANTONE nuk garantohet me bojëra jo të Canon

Avantazhi për rezultate printimi

  • Prezantimi i skajeve të mprehta, linjave precize dhe tekstit të imët, falë bojës MBK dhe të zezë, me tension të përshtatshëm të sipërfaqes që redukton shpërhapjen dhe rrjedhjen
  • Autenticitet i dokumenteve i garantuar me certifikatë PTS
  • Printime rezistente në përdorim dhe ndaj kushteve atmosferike me bojëra pigmenti të plotë dhe materiale ujëduruese
  • Saktësi maksimale e ngjyrave me serinë iPF GP, që janë të certifikuara me PANTONE

Përse të rrezikoni?
...... zgjidhni bojëra origjinale për të siguruar cilësinë

  • Boja jo e Canon me përbërës të paautorizuar jo vetëm që mund të shkaktojë rezultate të pakënaqshme nga printeri, por mund dhe të dëmtojë kokën e printimit dhe të bllokojë spërkatëset, çka shkurton jetëgjatësinë e materialeve të konsumit
  • Përdorimi i bojërave origjinale të Canon siguron që pjesët e konsumit të mund të përdoren me jetëgjatësi normale
  • Gjatë printimit me bojëra origjinale Canon, vijat e imëta janë super të mprehta në letër, figurat janë gjithnjë me cilësi profesionale, ngjyrat të shndritshme me koherencë të sigurt. Origjinaliteti i dokumenteve për arkivimin e printimeve tuaja është i garantuar. Por mund të jetë e vështirë të arrihet diçka e tillë, nëse përdorni bojëra jo të Canon.


Kur vjen puna te qëndrueshmëria dhe siguria e ngjyrave, mund të mbështeteni 100% mbi bojërat origjinale të Canon. Printerët tanë imagePROGRAF GP janë me certifikim PANTONE dhe printimet me bojëra pigmenti LUCIA kanë paraqitje precize të ngjyrave me variacione minimale.

Canon Camera
Canon genuine ink

Dalloni origjinalin

Zgjidhni bojëra origjinale të Canon për t'u siguruar që të jeni në rregull. Blijeni gjithnjë bojën nga furnitorë të besueshëm dhe kërkoni hologramin unik me ndryshim ngjyrash që vjen me çdo pako boje origjinale. Hologrami shfaqet si ar i ylbertë kur shihet nga pjesa e përparme, por i gjelbër e errët kur anohet horizontalisht.

Cilësia e dobët e paketimit lë të kuptohet dhe që malli nuk është origjinal, pasi me pakot e bojës origjinale të Canon, paketimi, ashtu si vetë produkti, është i cilësisë më të lartë.

Shikoni nga afër për hologramin unik me ndryshim ngjyrash.

A ka ndryshim ngjyrash në kënde të ndryshme sipas përshkrimit? Nëse jo, nuk është origjinal dhe mund të mos reflektojë cilësinë që do të prisnit nga Canon.

Mësoni më tej për bojërat origjinale me pigment LUCIA në broshurën tonë.

Produktet e lidhura