Canon UVgel Wallpaper Factory

Digjitalja e bërë siç duhet
Një zgjidhje tërësisht modulare për prodhimin masiv të personalizuar dhe të automatizuar të letrës së murit, me teknologjinë Uvgel në qendër të saj.

Shikoni videon demonstruese

Hapni videon e aktivitetit në YouTube

Kërkoni informacione

UVgel Wallpaper Factory

Avancimi i prodhimit të dekorit të personalizuar të mureve në një nivel tjetër

Krijuar për të punuar gjithë ditën ndërkohë që ofron rendiment maksimal dhe cilësi të lartë, UVgel Wallpaper Factory është një pajisje prodhimi tërësisht e automatizuar dhe modulare për letrën e mureve të printuar në mënyrë dixhitale: nga materialet hyrëse me përmasa të mëdha deri te ato dalëse të përfunduara e të bëra rul.

UVgel_Wallpaper_Factory

“Letrat e murit nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të kërkuara sa sot, pasi të jep kaq shumë mundësi për ta bërë ambientin sa më personal.”

UVgel_Wallpaper_Factory_Right_Close_Angle_videobg

Shikoni se si UVgel ndihmon në ringjalljen e 100 viteve histori në letrat e murit

Shikoni videon

UVgel printer

Mundësitë: personalizimi është standardi i ri

Veshja e mureve është një biznes që po zhvillohet shpejt në botën e dizajnit të brendshëm. Letrat e murit, muralet dhe elemente të tjera të mëdha të dekorit përfaqësojnë një treg botëror që po merr përmasa galopante.

Tendenca aktuale për më tepër personalizim reflektohet në mënyrën se si njerëzit dekorojnë mjedisin ku jetojnë.

Kjo sjell shtim të kërkesave për produkte ekskluzive dhe të personalizuara për dekorin e brendshëm, si për hapësirat personale ashtu edhe në mjediset e biznesit, duke ofruar mundësi fantastike rritjeje për biznesin tuaj.

UVgel në thelb: ideal për printime në letër muri

Teknologjia UVgel, e cila është në thelb të printerëve tanë rul-me-rul Colorado, është ideale për printimin e letrave të murit, mes shumë përdorimesh të tjera. Ajo realizon produktivitetin, cilësinë, shpejtësinë dhe larminë, të cilat kërkon tregu i sotëm i veshjes së mureve.

UVgel: të gjitha avantazhet, zero kufizime


Teknologjia UVgel kombinon të gjitha avantazhet e teknologjive tradicionale të bojës teksa eliminon shumë nga kufizimet e tyre.

icon-richcolors icon-richcolors

Ngjyra të plota, detaje të mprehta

Me vendosje të saktë të pikës pa shtim të saj, printimet me UVgel kanë cilësi të pakrahasueshme të ngjyrave dhe konsistencë nga një gamë e gjerë ngjyrash, me detaje të mprehta dhe theksim të fortë për ngjyrat e errëta.

Velvety matte finish Velvety matte finish

Shtresë si kadife pa shkëlqim

Pikat e bojës UVgel “kapen” menjëherë në material, përpara fotopolimerizimit me LED, duke rezultuar në një shtresë si kadife pa shkëlqim në një larmi të gjerë materialesh, si materiale të paveshura dhe vinile.

Odourless Odourless

Pa erë

Printimet UVgel pa erë janë të certifikuara për përdorim të menjëhershëm në ambiente të brendshme, madje edhe në ambiente natyre delikate, si p.sh. shkolla dhe objekte shëndetësore.

Robust, consistent prints Robust, consistent prints

Printime të plota dhe konsistente

Printimet janë rezistente ndaj gërvishtjeve, duke i bërë ato më të mbrojtura ndaj dëmtimit. Vendosja e pikës kontrollohet, duke siguruar imazhe konsistente të përsëritshme me kalimin e kohës dhe në makineri të ndryshme.

Zgjidhje plotësisht modulare, me ndërfaqe të hapur

Po mendoni ta çoni biznesin tuaj një nivel më lartë? Sidoqoftë situata juaj, ne disponojmë zgjidhje, në linjë ose të ndërmjetme.

Ndërfaqja e hapur e Colorado nënkupton se ju mund të integroni UVgel Wallpaper Factory në fluksin tuaj ekzistues të punës, teksa zgjidhni zgjidhjet hyrëse dhe dalëse nga furnizuesi juaj i preferuar.

UVgel Wallpaper Factory Right Side

Gati për printime digjitale dekori të brendshëm të bërë siç duhet?

FLISNI ME EKIPIN TONË

Eksploroni më tej