Canon plotWAVE T75
Ky printer njëngjyrësh me format të madh i gjeneratës gjashtë për CAD dhe dokumente teknike ofron një zgjidhje ku mund të mbështeteni për vitet e ardhshme.
< 40 sekonda
printimi në herë të parë
297 - 914 mm
gjerësia e rulit
deri në 10 A1 p/m
shpejtësia e printimit
deri në 6 rule
kapaciteti i medias
Printime njëngjyrëshe ku mund të mbështeteni
Performancë e besueshme dhe cilësi jetëgjatë
Gjenerata e gjashtë e printerëve plotWAVE ofron teknologji të besueshme me inovacionet e gjeneratës së ardhshme. Me produktivitet të përmirësuar, veçori të larta sigurie dhe dizajn të qëndrueshëm, seria plotWAVE T ju siguron qetësi mendore për vitet e ardhshme.
Integrim i përsosur dhe përputhshmëri e ardhshme
Shijoni punë pa ndërprerje dhe cilësi konsistente printimi, të mbështetur nga organizata e shërbimit të Canon. Plus, me veçorinë e përputhjes me printerët dhe pajisjet e procesit të përfundimit, investimet tuaja mbrohen edhe për të ardhmen. Seria plotWAVE T është një printer vërtetë “të gjitha në një”, me skanim, printim dhe fotokopjim. Nëse ju duhet kapacitet shtesë, ju mund të rrisni produktivitetin me Scanner Professional II të pavarur dhe me vëllim të lartë. Ose zgjidhni opsione të tjera të përputhshme të procesit të përfundimit.
Përsosmëri profesionale
Ne kemi udhëhequr arkitektë, dizenjues dhe inxhinierë drejt mënyrave më të mira të printimit të vizatimeve dhe dizajneve teknike për më shumë se 85 vjet. Ne jemi edhe një prej kompanive lider të prodhimit në botë, me përvojë të lartë në dizajn dhe inxhinieri. Ne e dimë se si profesionistët krijojnë dhe përdorin vizatimet dhe dizajnet teknike. Seria T është projektuar nga profesionistët për profesionistët.
Lehtësi përdorimi, pa lodhje
Seria plotWAVE T thjeshton printimin me ndërfaqen e saj intuitive “tërhiq dhe lësho”, funksionimin e njësuar, si dhe opsionet e automatizuara. Mjafton të shtypni butonin jeshil për rezultate të shpejta dhe pa gabime. Shijoni dërgim të lehtë të skedarëve, pamje paraprake vizuale dhe shabllonë të specializuar të punës për detyra të përsëritura. Drajverët e besueshëm të Canon sigurojnë printim pa probleme, ndërkohë që ju mban të informuar një dritë për vëmendjen e përdoruesit. Së bashku me PRISMA Tech Suite, ai është një printer me ngjyra ku mund të mbështeteni për vitet e ardhshme.
Teknologji Radiant Fusing
Seria e plotWAVE T është një printer i besueshëm teknik i projektuar për përdorim afatgjatë. Teknologjia e tij Radiant Fusing kursen energji dhe siguron disponueshmëri në çast për printime me cilësi të lartë. Me ngrohje të shpejtë dhe periudha më të shkurtra të printimit, ai minimizon konsumin e energjisë. Printerët Radiant Fusing prodhojnë më pak zhurmë, nxehtësi dhe emetime ozoni, ndërkohë që ofrojnë materiale të përkryera dhe të qarta pa rrezikun e turbullimit që lidhet me teknologjinë e rulit.
Siguria e IT-së për vitet e ardhshme
Cikël pune i njësuar për vitet në vijim
Mbështetja e iniciativave të qëndrueshme
Seria e plotWAVE T ofron printim kompakt, të qetë, ergonomik, duke mundësuar një bazë për iniciativat tuaja të qëndrueshme të biznesit. Sistemi i mbyllur i tonerit është projektuar për të kufizuar tymrat e pashëndetshëm, ndërkohë që mbështet materiale të paveshur ose të ricikluar dhe lehtëson zbrazjen e bojës përpara riciklimit. Projektuar për ambientet e zyrës, ai emeton pothuajse zero ozon dhe zhurmë dhe nxehtësi minimale. Ndërfaqja e tij ergonomike, si një tablet, mund të përshtatet për pamje optimale. Me teknologjikë Radiant Fusing që ul përdorimin e energjisë, seria T fiton titullin ENERGY STAR të motorit të printimit. Shishet e tonerave përbëhen mesatarisht nga 50% plastikë PCR dhe mbi 85% e printerit është e ripërdorueshme ose e riciklueshme.
Pajisjet opsionale të procesit të përfundimit
-
Scanner Professional II
Skanim produktiv i kategorisë së parë për profesionistët. -
Stacker Select
Integrated productive stacker offering extra stacking capacity. -
Seria Folder Professional
Efikasitet në përdorim dhe besueshmëri e shkëlqyer për palosje të shpejta dhe me cilësi të lartë, ideale për printimet CAD dhe GIS (mund të lidhet me printerë të caktuar të formatit të gjerë)
Eksploroni më tej
Seria colorWAVE T
Eksploroni serinë colorWAVE T për printim me ngjyra në format të madh për vitet e ardhshme.
plotWAVE T30/T35
Teknologji e ngjashme me plotWAVE T75, por me 2 rule, shpejtësi printimi 6 A1 p/m dhe pa furnizues fletësh.
plotWAVE T50/T55
Teknologji e ngjashme me plotWAVE T75, por me 4 rule, shpejtësi printimi 10 A1 p/m.
PRISMAproduce Tech
PRISMAproduce Tech është një softuer i fuqishëm i përgatitjes së dokumenteve dhe një mënyrë e mirë për përdoruesit për të përmirësuar menaxhimin e dokumenteve teknike dhe për të krijuar grupe dokumentesh prej dhjetëra skedarësh, dhe për t’i dërguar ato me lehtësi në plotWAVE, colorWAVE dhe në një përzgjedhje të printerëve me format të madh.