imagePROGRAF TX-2000
Ky printer i gjithanshëm inkjet i formatit të madh 24 inç është ideal për printimet e materialeve CAD, GIS dhe të posterëve. Precizioni dhe rendimenti në harmoni.
Rimodelimi i mundësive të printimit për materialet CAD, GIS dhe posterët
Printeri i përparuar imagePROGRAF TX-2000 ndërthur veçoritë inteligjente me cilësinë e jashtëzakonshme të printimit. Shijoni printimin me shpejtësi të lartë, saktësinë e shkëlqyer, kontrollin e lehtë nga përdoruesi dhe përdorimin ekonomik nga ky printer inkjet i formatit të madh 24 inç.
Bëni çudira me proceset e punës
Rritni produktivitetin me shpejtësi të mahnitshme të rezultateve, të mundësuara nga koka novatore e printimit me 5 ngjyra, optimizimi i sekuencës dhe modaliteti i printimit të vazhdueshëm.
Bojë e nivelit më të lartë për kosto të ulët përdorimi
Boja LUCIA TD i interpreton tekstet dhe detajet e përsosura me një saktësi mbresëlënëse, siguron rendimentin e saj edhe në letër ekonomike pa veshje dhe ofron një rezistencë të shkëlqyer ndaj kushteve të motit.
Përdorimi i drejtpërdrejtë
Printeri TX-2000 përshtatet me lehtësi në mjediset kompakte me kasën e tij elegante. Një ekran intuitiv me prekje, furnizimi me dy rula dhe ngarkimi me lehtësi e optimizojnë procesin tuaj të punës.
Qëndrueshmëri e plotë
Përfitoni nga koha e punës e nivelit më të lartë dhe siguria e garantuar e printerit TX-2000, me enkriptimin e diskut dhe transmetimit të të dhënave, spastrimin e sigurt të diskut dhe kontrollin e plotë të aksesit të përdoruesit.
Mjetet për përsosjen e printimit
Një softuer drejtues i projektuar për AutoCAD përmirëson saktësinë e vizatimeve të printuara, ndërkohë që mjeti i konfigurimit të medias e optimizon prodhimin sipas materialit specifik.
Specifikimet e produktit
Shpejtësia e printimit
Rezolucioni maksimal i printimit
2400 dpi
Lloji i bojës
Boja e re me pigment me 5 ngjyra
Trajtimi i letrës
Me dy rula / ngarkimi automatik
Paneli i përdorimit
Paneli me prekje LCD me ngjyra 3,0"
Diametri maksimal i rulit të medias
170 mm
Ndërfaqja
Printimi i drejtpërdrejtë me USB
Trupi kompakt
1110 x 984 x 1168 mm
Çfarë ka në kuti
Printer
Njësia e rulit
1 x kokë printimi
1 x kuti e mirëmbajtjes
Aksesori bazë i letrës 3 inç
Kabllo elektrike BE dhe MB
1 paketë kutish boje fillestare
Udhëzuesi i konfigurimit
Siguria/standardi
Udhëzuesi i shpejtë