Canon imagePROGRAF PRO-6600
Prodhoni fotografi dhe vepra arti të cilësisë premium me printerin e qëndrueshëm të teknologjisë së fundit 60" me 12 ngjyra. I projektuar për fotografët, artistët dhe ofruesit e shërbimit të printimit, të cilët kërkojnë cilësi të pamposhtur imazhi dhe jetëgjatësi printimi.
Aty ku vizioni bëhet saktësi e përjetshme
Cilësi imazhi premium
Provoni perfeksionin e printimit me shkallëzim të jashtëzakonshëm të ngjyrave për fotografi mbresëlënëse dhe vepra të bukura arti. Kompleti i bojës i teknologjisë së fundit me 12 ngjyra LUCIA PRO II1 bashkë me Chroma Optimiser përmirëson dendësinë e të errëtave dhe prodhon të zeza më të thella me saktësi.
Më shumë qëndrueshmëri
Përgatisni artin tuaj për të ardhmen me imagePROGRAF PRO-6600. Përmirësoni qëndrueshmërinë e imazhit me bojë shumë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruani punën tuaj me rezistencë të përmirësuar ndaj zbehjes së ngjyrave, duke përdorur bojë me pigment me rezistencë të lartë ndaj dritës për 200 vjet2. Shijoni qëndrueshmërinë e pakrahasueshme dhe vendosni standardin për jetëgjatësinë e printimit.
Cikle të njësuara pune
Transformoni rrjedhën e punës me administrim më të thjeshtë të materialeve dhe cilësime të thjeshtuara. Rrisni efikasitetin me dy rula, ngarkimin automatik të materialeve, dritën e brendshme praktike LED dhe treguesin e madhësisë së materialit të rulit. Me funksionin e ri të monitorimit të kokave të printimit dhe rregullimin automatik të drejtvendosjes, krijohen kryevepra pa përkeqësim të imazhit.
Ekspozita virtuale
Hidhini një sy ekspozitës virtuale të imagePROGRAF me anë të funksionit të demonstrimit interaktiv.
Mësoni për risitë e Canon të integruara në këta printerë me format të gjerë "Next Standard of Engineering".
Shkarkoni përmbajtjen
Zbuloni se si cilësia e lartë bëhet një me perfeksionin me Canon imagePROGRAF PRO-6600.
Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit
Shikoni specifikimet e plota teknike për imagePROGRAF PRO-6600.
-
Bojë 12-ngjyrëshe
Komplet boje me pigment i teknologjisë së fundit LUCIA PRO II1
-
Depozita boje 700/330/160 ml
Një mori depozitash boje për të mbështetur nevojat e printimit
-
Cilësi imazhi premium
Siguroni cilësi të pamposhtur imazhi, ngjyra më reale me saktësi, shkallëzim perfekt të ngjyrave dhe të zeza të theksuara
-
Më shumë qëndrueshmëri
Qëndrueshmëri e përmirësuar e imazheve ndaj gërvishtjeve dhe zbehjes së ngjyrave, për të siguruar që printimet të zgjasin për gjithë jetën
-
Printim pa konture, në përmasa të lira
Kurseni kohën e prerjeve të marzheve të tepërta për fotografi dhe vepra arti
-
Funksionaliteti intuitiv
Paneli i ekranit me më shumë informacione të dobishme, dritë të brendshme praktike LED, si dhe me tregues të madhësisë së materialit të rulit
-
Cikle të njësuara pune
Menaxhim i thjeshtë i materialeve me konfigurim për dy rula, ngarkim automatik i materialeve, menaxhim i thjeshtuar i materialeve dhe drejtvendosje automatike e kokës së printimit
-
Vlerësim EPEAT Gold3
Konsum i ulët i energjisë dhe reduktim prej 89,5% i përdorimit të shkumës së polistirenit në paketim4
Bojë origjinale Canon LUCIA
Zgjidhni gjithnjë bojëra origjinale Canon LUCIA në vend të bojërave jo të Canon. Mos bëni kurrë kompromise me cilësinë e printimeve.
Zbuloni se si cilësia e lartë bëhet një me perfeksionin me
serinë Canon imagePROGRAF PRO.
- Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë bojërat janë zhvilluar së fundmi. E zeza pa shkëlqim është e njëjta ngjyrë me atë që është përdorur nga imagePROGRAF GP-2000/4000.
- Kur përdorni letrat fotografike Pro Platinium të Canon. Vlera e parashikuar e llogaritur sipas metodës së testit të rezistencës ndaj dritës së brendshme dhe kriteret e vlerësimit të jetëgjatësisë së metodës së vlerësimit të ruajtjes së imazhit të printimit fotografik me ngjyra dixhitale (JEITA CP-3901B) të publikuar nga JEITA (Japan Electronics and Information Technology Industries Association).
- EPEAT Gold i regjistruar në SHBA
- Reduktim prej 58,9% i shkumës së polistirenit në paketim nëse përfshihet njësia e dytë e rulit.