Metoda e printimit
Rezolucioni i printimit
Shpejtësia e printimit
Ngjyra e bojës
Gjerësia e rulit
Fotopolimerizimi
Mirëmbajtja automatike
Printer tërësisht modular me UVgel, rul me rul për grafikë të formateve të mëdha. Konfiguroni sistemin sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e biznesit. Ka shumë shanse për të eksploruar, duke përfshirë printimin e kombinuar me/pa shkëlqim dhe bojë të bardhë.
Përmirësoni printerin ndërsa nevojat e biznesit tuaj zhvillohen. Përfitoni nga modernizimet në terren, zgjidhni bojën e bardhë vetëm me një vizitë sersivi, printoni dokumente dyanëshe dhe (madje përkohësisht) rrisni shpejtësinë e printimit gjatë kohës me ngarkesë pune.
Përdorni teknologjinë unike UVgel për të printuar dokumente me bojë të bardhë me tejdukshmëri të lartë, me shpejtësi deri në 3 herë më të lartë se teknologjitë e krahasueshme. Siguroni prodhim me cilësi të lartë me teknologjinë FLXfinish+ dhe përfitoni printim pa probleme me bojë të bardhë, pa nevojë për mirëmbajtje apo trajtim të kokës së printimit.
Ulni kostot e punës me mbushjen automatike me rul, një bojë që rimbushet lehtësisht dhe një sistem të ri mirëmbajtjeje të avancuar shumë të automatizuar. Kurseni në kostot e funksionimit me përdorimin e reduktuar të bojës dhe të energjisë, dhe përmirësoni shpejtësinë tuaj edhe më tej, pa pasur nevojë për vizita të gjata shërbimi.
Printoni grafika me format të madh me dhe pa shkëlqim, ose të kombinuara. Krijoni materiale të strukturuara, transparente, me ngjyra dhe reflektuese dhe prodhoni një sërë rezultatesh, duke përfshirë vinilin vetëngjitës dhe pankartat. PRISMAguide XL mbështet përgatitjen e lehtë të shumë punëve të printimit me shumë shtresa, si p.sh. punët e printimit me nënmbushje, mbimbushje ose me 3 a 5 shtresa.
Ulni konsumin e energjisë me sistemin e kurimit LED me nxehtësi të ulët, me efikasitet energjie dhe funksionimin e menjëhershëm. Printoni në materiale ekologjike dhe përdorni deri në 40% më pak bojë me teknologjinë UVgel.
Cilësi e shkëlqyer koherente dhe e riprodhueshme me pika të përpikta e të mprehta, gamë më të gjerë ngjyrash, fortësi të lartë për ngjyrat e errëta dhe tonalitete të sakta të lëkurës. Disa certifikata garantojnë cilësinë e printimit. Më e rëndësishmja, garancia 3M™ MCS™, garancia Avery Dennison ICS dhe certifikata GREENGUARD Gold për përdorim të sigurt të brendshëm në mjediset më delikate.
Përmbledhje e serisë Colorado M. Konfiguroni sistemin sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e volumeve.
Teknologjia jonë unike "printim-fotopolimerizimi" me bojëra xheli me tharje çasti, e fotopolimerizuar me drita LED ultravjollcë. Përdorimi i xhelit nënkupton depozitim më të madh të bojës në më pak printime dhe me bojë që nuk rrjedh nëpër material. Kështu Colorado ofron vazhdimisht printime rezistente, të mprehta si brisk dhe me një gamë të gjerë ngjyrash.
Teknologjia FLXfinish+ maksimizon avantazhin e UVgel me strategji mpiksjeje me një ose dy hapa. Kjo ju mundëson të kryeni printimin me vlerë të lartë me një shtresë prej kadifeje, pa shkëlqim, për finiturë të brendshme ose një veshje me shkëlqim të lartë për ekspozim dhe paketim, dhe tani edhe me variante të kombinuara me dhe pa shkëlqim, pa kosto shtesë.
Mos kërkoni më tej për prekjen magjike. Me FLXture, mund të shtoni detaje delikate në sipërfaqet e printimeve, duke krijuar një ndjesi luksoze dhe intriguese për produktet. Mund t'i krijoni këto zbatime krijuese printimi me një recetë praktike në softuerin tonë PRISMAguide XL. Ai do të përgatisë në mënyrë inteligjente shtresat e bojës UVgel për t'iu mbivendosur njëra-tjetrës, duke çliruar kështu përjetime shqisore të një niveli tjetër.
Teknologjia UVgel është e certifikuar me GREENGUARD Gold, ndaj mund të jeni të qetë se zbatimet për përdorim të brendshëm përmbushin limite të rrepta për emetimet kimike.
Krahasuar me bojërat me lateks apo ekosolucione, UVgel kërkon rreth 40% më pak bojë për të arritur të njëjtën cilësi imazhi dhe intensistet të ngjyrave.
Printerët e familjes Colorado vijnë të pajisur me filtra të brendsëm dhe nuk kërkojnë nxjerrje të dedikuar. Emetimi i rrezatimit dhe i zhurmës është më poshtë se standardet tashmë vetë të rrepta.
Procesi fotopolimerizues me LED me temperaturë të ulët redukton së tepërmi konsumin e energjisë. Konsumi i energjisë në modalitet pasiv është gjithashtu shumë i ulët, falë aftësisë për printim në çast.