Canon Colorado 1630
Printer tërësisht modular me UVgel rul me rul për grafikë të formateve të mëdha. Konfiguroni sistemin bazë sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e volumeve.
Zgjeroni horizontet tuaja
Përfitoni nga cilësia e imazhit e Colorado e nderuar me çmime, si dhe mbështetuni të sigurt mbi produktivitetin dhe automatizimin e saj të paarritshëm. Ndërkaq, gama juaj e gjerë e zbatimeve do t'i mahnisë klientët tuaj dhe do t'ju ndihmojë të dalloheni nga kokurrenca.
Përforcojeni reputacionin si ofrues avangardë printishme me printerin e grafikës së formatit të madh të serisë Colorado dhe pranojini me konfidencë brenda kompanisë suaj punët më komplekse rul me rul.
Një produktivitet revolucionar
Teknologjia unike UVgel kombinon në një printer të vetëm cilësinë e jashtëzakonshme, produktivitetin e lartë dhe fleksibilitetin e gjerë me kosto të ulët operative. Produktivitet i paprecedent me shpejtësi të lartë printimi dhe kohë të shkurtër tharjeje që ju shpie direkt në finicion.
Printim i pambikëqyrur
Seria Colorado zhvillohet me synim printimin e pambikëqyrur dhe ndërrimin e lehtë të punëve. Operatorët tuaj do të ëbjnë më shumë gjatë ditës dhe do të jenë më të kënaqur me punën e tyre.
Kosto e ulët në përdorim
Kurseni në kostot e pjesëve të konsumit falë kërkesave të pakësuara për bojë dhe energji, plus falë qëndrueshmërisë së integruar të kokave të printimit dhe mirëmbajtjes së pakët që garantojnë mosndërprerje maksimale pune.
Cilësi e qëndrueshme
Cilësi e shkëlqyer koherente me pika të përpikta e të mprehta, gamë më të gjerë ngjyrash, fortësi të lartë për ngjyrat e errëta dhe tonalitete të sakta të lëkurës.
Fleksibilitet i parivalizuar
Përballoni disa punë njëherësh dhe një gamë të gjerë materialesh në një pajisje të vetme, duke përfshirë dhe të hollat dhe ato delikate ndaj nxehtësisë deri në 64 inçë gjerësi. Ideal si për përdorime në ambiente të brendshme ashtu edhe në të jashtme.
Tërësisht modular
Zgjidhni opsionet tuaja: printim pa dhe me shkëlqim, printim dyanësh dhe rul i dytë materiali. Modernizojeni printerin, kur biznesit tuaj t'i duhet të evoluojë më tej. Modernizojeni nga distanca dhe sipas kërkesës, pa qenë nevojë për vizitë servisi.
Gamë e gjerë zbatimesh. Krijimtaria është kufizimi i vetëm
Programi i servisit pas shitjes Colorado proCare
E qëndrueshme prej natyre
Teknologjia UVgel është e certifikuar me GREENGUARD Gold, ndaj mund të jeni të qetë se zbatimet për përdorim të brendshëm përmbushin limite të rrepta për emetimet kimike.
Krahasuar me bojërat me lateks apo ekosolucione, UVgel kërkon rreth 40% më pak bojë për të arritur të njëjtën cilësi imazhi dhe intensistet të ngjyrave.
Printerët e familjes Colorado vijnë të pajisur me filtra të brendsëm dhe nuk kërkojnë nxjerrje të dedikuar. Emetimi i rrezatimit dhe i zhurmës është nën standardet e rrepta.
Procesi fotopolimerizues me LED, efikas në energji dhe me temperaturë të ulët, redukton së tepërmi konsumin e energjisë. Konsumi i energjisë në modalitet pasiv është shumë i ulët, falë aftësisë për printim në çast.