Plockmatic BLM5000 Series
Një lloj i ri i sistemit të krijimit të broshurave që kombinon rendiment robust e të besueshëm me një larmi zbatimesh, duke përfshirë formatin e gjerë e më tej.
Prodhuesit broshurash produksioni
BLM5000 Series është një gamë plotësisht e rikonceptuar e sistemeve të krijimit të broshurave nga Plockmatic Group krijuar për të përfituar plotësisht nga zbatimet dhe mundësitë e reja të krijuara nga kapaciteti dyanësh tashmë për fletët e gjata.
Produksion me kapëse ose qepje
Prodhuesi i broshurave BLM5000 Series vjen në tri versione - BLM5050 dhe BLM5035 me dy koka kapëse pa mirëmbajtje dhe BLM5035s me dy koka qepëse.
Mbushëse praktike (opsionale)
Një mbushëse opsionale praktike ofrohet me kapacitet deri në 800 fletë. Ai mund të mbushë kopertina të paraprintuara ose mund t'i kthejë grupet e renditura e të paraprintuara në broshura ndërsa printeri kryen një punë tjetër.
Moduli i finitorit – Tani si standard
Moduli i finitorit tani i përmbledh të dyja aftësitë Squarefolding dhe Face Trim në një modul të vetëm – dhe vjen si standard. Ai shton notën përfundimtare me një skaj palosjeje katrore dhe shpinë të printueshme. Jepuni broshurave pamjen profesionale të një libri të lidhur perfekt.
Ndërfaqe grafike me ngjyra
Operatorët orientohen përmes konfigurimit të punës me grafikë të detajuar që mund të ofrojnë udhëzime hap pas hapi. Marrja e rezultateve profesionale nuk ka qenë kurrë më e lehtë.
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
-
eWire
Një sistem novator lidhës me dopjotel rrethor për produktivitet të përmirësuar dhe finicion dokumentesh me efikasitet kostoje. -
SDD Press Trim Module
Prodhoni broshura dhe revista me paraqitje profesionale me këtë modul finicioni praktik dhe kompakt. -
imagePRESS V1000
Zgjeroni kanalet tuaja të të ardhurave me produktivitet të lartë dhe fleksibilitet të jashtëzakonshme të multimediave në një presë kompakte printimi profesional digjital me ngjyra.