1. Mbajtja e një infrastrukture të lehtë
Historikisht, si ekip i IT mund të keni shpenzuar shumë kohë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në terren. Ndërsa ky nuk përbënte përdorim të mirë të kohës suaj, ishte sidoqoftë diçka tipike për shumë organizata. Pasojat e pandemisë kanë bërë që shumë drejtues biznesesh të rishikojnë proceset normale, fundja vizitat e vazhdueshme në zyrë nuk janë thjesht jopraktike gjatë kufizimeve të lëvizjes, por e bëjnë dhe të pamundur punën e shpërndarë afatgjatë apo punën hibride. Përvoja ka sjellë kështu nevojën e bizneseve për reduktimin e mbështetjes mbi infrastrukturën në një pikë; një nga fushat që po përballet me rishikim është menaxhimi i drejtuesve softuerikë.
Menaxhimi i drejtuesve softuerikë nuk është një temë e diskutuar gjerësisht, por në fakt përbën kokëçarje të vazhdueshme për ekipet e IT, edhe kur pajisjet bashkë me përdoruesin ndodhen në një vend. Puna hibride tani veçse e shton kompleksitetin. Puna në mjedise të reja ka të ngjarë të sjellë investime në pajisje të reja më të përshtatshme për pika në distancë. Dhe pajisjet e reja do të sjellin më shumë punë për IT, duke përfshirë kontrollin për përdorimin e softuerit të duhur, drejtuesit e duhur softuerikë dhe konfigurimin e duhur të sigurisë.
Kërkesat e përdoruesve do të ndryshojnë në varësi të rolit të tyre, çka do të ketë më pas implikime për menaxhimin e drejtuesve softuerikë. Ndërkohë, me më shumë përdorues që dëshirojnë të lidhin pajisjet e tyre, është edhe më e rëndësishme që drejtuesit softuerikë të printerëve të menaxhohen dhe vendosen në mënyrë korrekte. Lëvizja drejt një sistemi me bazë reje kompjuterike dhe pa drejtues softuerikë jo vetëm që ju kursen kohë të vlefshme me konfigurimin apo përditësimin e pajisjeve në distancë, por dhe siguron që biznesi juaj të mos ketë nevojë të marrë më shumë infrastrukturë në një pikë.
2.Menaxhimi i centralizuar i flotës
Lëvizja drejt menaxhimit të flotës me bazë reje kompjuterike ka dhe avantazhe përveç se jua bën infrastrukturën më praktike për përdorim në distancë; ju sjell menaxhim të centralizuara, duke jua bërë më të lehtë të shikoni, menaxhoni dhe mirëmbani flotat tuaja të printimit dhe të skanimit.
Për shembull mund të mos viheni në dijeni për çështje si nivelet e ulëta të tonerit, bllokimet dhe gabimet derisa t'i raportojë së pari ndonjë punonjës, me ç'rast problemi ka sjellë tanimë vonesa gjatë ditës. Kur pajisja ndodhet 50 km larg në studion e shtëpisë së ndonjë punonjësi, diagnostikimi dhe ndreqja e problemeve është edhe më e vështirë. Kjo mund të bëjë dhe që pajisja të mos përdoret për një kohë të gjatë. Me mjetet me bazë reje kompjuterike mund të monitoroni flotat e pajisjeve dhe t'i parashikoni problemet e tipit zëvendësim toneri, zvogëlim ndërprerjeje të punës.
Menaxhimi i centralizuar gjithashtu ju lejon t'i menaxhoni më lehtë përditësimet. Pa një flotë që ndodhet në të njëjtin ambient, përditësimi individual i pajisjeve është thjesht i pamundur. Me softuerin e menaxhimit me bazë reje kompjuterike, mund t'i zbatoni përditësimet apo funksionet e reja në të gjithë flotën, pa u larguar nga tryeza juaj. Më mirë për ju dhe më mirë për punonjësit, të cilët përfitojnë akses në versionet më të fundit, pa vonesë - kjo është veçanërisht e rëndësishme në çështjet kur nevojitet siguri.
3.Qarkullim i sigurt dhe efikas i informacionit
Kjo na sjell te proceset e sigurta dhe efikase të punës. Një gjë për të cilën të gjithë mund të pajtoheni, është se siguria është e dorës së parë. Por ekipet e IT duhet të kapin ekuilibrin e duhur midis aksesit dhe mbrojtjes. Punonjësit duhet të jenë në gjendje t'i hapin dokumentet që u nevojiten, pa hasur rrugës nëpër ato që nuk duhet. As ka pse aksesi i lehtësuar për punonjësit të bëhet duke u dhënë akses të lehtë të gjithëve, duke përfshirë palë me qëllime të këqija.
Këtu, sistemet me bazë reje kompjuterike ofrojnë shumë avantazhe. Ato u lejojnë njëherësh punonjësve të hapin me lehtësi dokumentet për të cilat kanë nevojë, nga kudo ku ndodhen. Por ato u lejojnë gjithashtu ekipeve të IT ta menaxhojnë më lehtë sigurinë duke ju lejuar të krijoni rregulla për t'u dhënë dhe kufizuar aksesin përdoruesve në vendndodhje të caktuara skedarësh në server.
Ndërkohë, menaxhimi i flotës me bazë reje kompjuterike jua mundëson gjithashtu këtë për pajisjet e printimit dhe të skanimit. Mund t'i konfiguroni dhe menaxhoni profilet e përdoruesve dhe proceset e punës nga një perspektivë qendrore, duke e bërë të thjeshtë caktimin e rregullave për menaxhimin e aksesit dhe të informacionit.
Ndërsa hyjmë në një epokë të re të punës hibride, ekipet e IT do të gjenden gjithnjë e më shumë në rolin e "arkitektit të informacionit". Në zemër të kësaj do jetë ofrimi i mjeteve dhe i teknologjisë për të mundësuar punën efikase dhe të sigurt nga kudo. Organizata juaj mund ta ketë pasur renë kompjuterike në planet e veta tashmë, por do të jetë në vijim thelbësore për këtë detyrë, veçanërisht kur vjen puna te menaxhimi i flotës. Por kjo nuk është thjesht çështje domosdoshmërie, por dhe një mundësi për të përmirësuar në përgjithësi menaxhimin e flotës suaj, duke ju ndihmuar të rritni kohën e punës pa ndërprerje dhe të mbani fuqinë punëtore të sigurt.
Zbuloni më shumë se si do të duket e ardhmja e IT në krye të 10 viteve.