KOMPLETI I ZHVILLIMIT SOFTUERIK (SDK)
Përfitimet e Canon SDK
Canon ka investuar fort për t'u ofruar klientëve rrugën më efikase në kosto dhe më fleksibël drejt fotografisë cilësore. Kontrolloni kamerat në distancë nga një Windows, Mac, Raspberry Pi OS ose Ubuntu me kompletin e zhvillimit softuerik dixhital EOS (EDSDK) dhe përdorni të njëjtin kod në të gjitha kamerat e përputhshme Canon. Për të shfrytëzuar mbështetjen shumëplatformëshe në modele të zgjedhura për zhvillim të shpejtë, API i ri i komandimit të kamerës (CCAPI) shtrihet në platforma të ndryshme, për përdorimin me valë në çfarëdo mjedisi, duke përfshirë Windows, Mac, Android, iOS ose Linux.
Regjistrimi në largësi
Zbuloni, lidhni dhe shkrepni kamerën.
Monitorim me pamje direkte
Kontrolloni subjektin për ekspozim dhe kompozim.
Transferimi i imazheve
Shkarkoni dhe fshini imazhe, plus formatoni kartat.
Cilësimet e Kamerës
Kontrolloni dhe ndryshoni cilësimet e kamerës, duke përfshirë shpejtësinë e obturatorit, aperturën dhe ISO.
Zbuloni se si Canon SDK mund të ndihmojë biznesin tuaj
Si funksionon
EDSDK dhe CCAPI përshkruhen më mirë si ndërfaqe programimi aplikacionesh (API) që hapin kontrollin e funksionit të kamerës për autorët e softuerëve që t'u ofrojnë zgjidhje kompanive për të cilat punojnë apo që kanë në zotërim. Mundësia për të integruar kontrollin e kamerës në aplikacionet e tyre bën që komandimi i kamerës të mund të menaxhohet automatikisht për të gjeneruar imazhe dhe për t'i transferuar të dhënat në çast. Ky njësim i proceseve tërësore redukton kostot dhe kursen kohë.
Regjistrohuni në portalin tonë të zhvilluesve
Canon Developer Programme u mundëson bizneseve dhe zhvilluesve të të gjitha llojeve të shkarkojnë SDK dhe të lidhen me produktet dhe teknologjinë e Canon, si dhe të marrin mbështetje dhe këshillim të çmuar.
Bashkëpunoni me ne
Zhvilluesit e regjistruar mund të aksesojnë dhe shkarkojnë dokumentacion të detajuar, informacion API dhe të përdorin një arkiv të posaçëm softuerik si dhe të ndërveprojnë me përdorues të tjerë. Këto burime teknike synohen për programatorët që të krijojnë aplikacione me funksione të pasura, të personalizuara rreth produkteve tona.
Pse "Canon"?
Funksionaliteti
Shkrepja e përmbajtjeve fantastike është vetëm pjesa e parë e një cikli të njësuar pune; ndarja e tyre është po aq e rëndësishme, ndaj zgjidhjet tona SDK me kamera Canon vijnë me mundësi të shkëlqyer lidhjesh me aplikacione dhe softuer të personalizuar për t'ju ardhur në ndihmë që të realizoni më shumë në të gjitha platformat tuaja.
- Një gamë kamerash dhe objektivësh për t'ju përshtatur buxheteve dhe nevojave tuaja
- Wi-Fi dhe USB direkt në gamën tonë EOS
- Kartat e memories për formatim dhe heqje të lehtë
Përputhshmëria dhe koherenca
Kamerat Canon ofrojnë funksionim koherent dhe kontroll intuitiv me rezultate të jashtëzakonshme. Ndani punën me të tjerët duke përdorur aftësi të përparuara regjistrimi dhe transmetimi.
- Foto dhe video me një zgjidhje hibride
- Ngjyrë dhe mprehtësi koherente nga hyrjet dhe daljet
- E thjeshtë për përdorim me personalizim të shkëlqyer për t'ju përshtatur të gjithë përdoruesve
Siguria dhe besueshmëria
Ne e kuptojmë që ndërprerjet e punës kushtojnë para. Kamerat Canon ofrojnë besueshmëri të dëshmuar dhe funksionojnë në kushte të vështira. Ushqejini kamerat tuaja përmes ushqyesit AC ose baterisë dhe përfitoni funksionim shumëvjeçar falë rezistencës legjendare të Canon.
- Sistemet EOS dhe EOS R ofrojnë besueshmëri mahnitëse
- Bateritë origjinale të Canon janë projektuar për të ofruar rendiment për një kohë të gjatë
- Ekipi i dedikuar i mbështetjes teknike plus mbështetje e personalizuar pas shitjes
Pyetje të bëra më shpesh për SDK
-
EDSDK
Profesional
EOS-1 D X Mark III, EOS-1D X Mark II, EOS-1D X, EOS-1D C, EOS-1DS Mark III, EOS-1D Mark IV, EOS-1D Mark III
Amator i përparuar
EOS R3, EOS R5, EOS R6, EOS R, EOS Ra, EOS R6 Mark II, EOS 5D Mark IV, EOS 5DS R, EOS 5DS, EOS 5D Mark III, EOS 5D Mark II
Kategori mesatare
EOS RP, EOS R8, EOS R7, EOS R10, EOS 6D Mark II, EOS 6D, EOS 7D Mark II, EOS 7D, EOS 90D, EOS 80D, EOS 70D, EOS 60D, EOS 50D, EOS 40D
Nivel fillestar
EOS R50, EOS M6 Mark II, EOS M50 Mark II, EOS M50, EOS M200, EOS M6, EOS M5, EOS M3, EOS M2, EOS M, EOS M100, EOS M10, EOS 77D, EOS 760D, EOS 850D, EOS 250D, EOS 800D, EOS 200D, EOS 750D, EOS 700D, EOS 100D, EOS 650D, EOS 2000D, EOS 1300D, EOS 1200D, EOS 1100D, EOS 600D, EOS 550D, EOS 500D, EOS 450D, EOS 1000D, EOS 4000D
Kompakt
PowerShot G5X Mark II, PowerShot G7X Mark III, PowerShot SX70 HS
CCAPI
Profesional
EOS-1D X Mark III
Amator i përparuar
EOS R3, EOS R5, EOS R6, EOS R6 Mark II
Kategori mesatare
EOS RP, EOS R8, EOS R7, EOS 90D
Nivel fillestar
EOS R50, EOS R10, EOS M50 Mark II, EOS R100, EOS 850D, EOS M200, EOS M6 Mark II, EOS 250D
Kompakt
PowerShot G5 X Mark II, PowerShot G7 X Mark III, PowerShot SX70 HS
-
Sistemet e mbështetura operative
EDSDK: Windows, Mac, Raspberry Pi OS ose Ubuntu (për Arm)
CCAPI: Nuk ka mbështetje të sistemit operativ
-
Ndërfaqe të mbështetura
EDSDK: USB
CCAPI: Wi-Fi
Dëshironi të dini më shumë?
Artikujt të ngjashëm
Shpjegimi i EOS Digital SDK nga Canon
Zbuloni se si mund të shkyçen mundësitë e shkrepjes nga larg të kamerave EOS dhe PowerShot duke përdorur Software Development Kit nga Canon.