Canon 10X20 IS
Me zmadhimin 10-fish dhe stabilizimin e figurës për një pamje super të qëndrueshme, këto dylbi kompakte e peshëlehta janë të vogla por vijnë me fuqi befasuese.
Të qëndrueshëm, peshëlehtë dhe 10 herë më pranë
Këto dylbi zmadhimi 10-fish me stabilizim figure jua mbajnë pamjen të palëkundur me dizajnin e tyre peshëlehtë dhe përdorimin komod. Me optikën e jashtëzakonshme ato janë ideale për udhëtim, natyrën e egër dhe sporte, aty ku mprehtësia dhe qartësia janë thelbësore.
Portative, të fuqishme dhe kompakte
Kompakte dhe peshëlehta në 430 g, këto dylbi janë ideale për udhëtim, sporte, natyrën dhe zmadhimi 10-fish ju jep fuqi të shkëlqyer për përdorimin e përditshëm.
Qartësi që ngre peshë
Optika e prizmit të Porros nga "Canon" jep zmadhim 10-fish së bashku me qartësi të jashtëzakonshme dhe distorsion të ulët falë veshjes "Super Spectra" dhe xhamit pa plumb.
Stabilizim super i qëndrueshëm i figurës
Teknologjia e stabilizimit të figurës e "Canon", e njëjta që përdoret në objektivat e "Canon", redukton dridhjen dhe përmirëson qartësinë me lodhje më të pakët të syve kur vrojtoni për kohë të gjata.
Komode dhe praktike
Krijuar për të qenë peshëlehta, por me përdorim komod, me një rrotull fokusimi të madhe me prekje, okular të rregullueshëm dhe përshtatje dioptri sipas nevojave individuale të shikimit.
Fuqia në pëllëmbë të dorës
Me energjinë e një baterie të vetme CR123A që zgjat deri në 12 orë stabilizimi të figurës, dylbitë janë gjithnjë gati për punë kur ju duhen.
Specifikimet
Kompakte dhe të lehta, me 430 g
Zmadhim 10x
Stabilizim figure me zhvendosje objektivi
Veshja Super Spectra
Fokusi më i afërt 2 m
Rregullim dioptri +/- 9,2
Bateri CR123A me kohëzgjatje 12-orëshe
Çfarë ka në kuti
Peshëlehtë e praktikë – syze ideale për përdorim të përditshëm
Manuali i udhëzimeve
10X20 IS
Çantë tekstile