CANON
CAMERA CONNECT v3

Lidheni kamerën Canon me smartfonin ose tabletën bëni shumë më tepër se kurdoherë.

Lidhuni. Komandoni. Krijo.

Lidhuni dhe komandojeni kamerën nga një smartfon apo tabletë e pajtueshme me një program që ofron veçori, funksione dhe informacion thelbësore për të përmirësuar vizionin tuaj krijues.

Një program, shumë përfitime

Nga versionet e fundit të programit të integruar deri te shkarkimi i fotove, shkrepja nga distanca etj. bëjeni programin e ri Canon Camera Connect v3 pjesë të fluksit tuaj të punës krijuese.

Përditësimet e fundit

Prekni e zgjidhni

Personalizojeni programin me një foto dhe pseudonim të kamerës dhe bëni gjestin e rrëshqitjes për majtas ose djathtas për të shtuar edhe më tej.

Komandoni e shkarkoni

Lidhuni me pajisjen tuaj inteligjente dhe zgjidhni foto ose video për transferim nga kamera juaj. Në vijim shpërndani përmes rrjeteve sociale ose emailit drejt klientëve, pa telashe.

Hapini programet me lehtësi

Shkurtore për te programet tuaja të preferuara dhe mbajini kamerën dhe objektivat në punë optimale me versionet e fundit të programit të integruar që shpesh mundësojnë funksione të reja.

Programi që ju ofron më shumë

Shikoni një video të shkurtër që sqaron qartësisht përse Canon Camera Connect është programi thelbësor për kamerën tuaj Canon.

Përfitimet kryesore

Sintonizoni dhe rregulloni imët

Inkuadrojeni pozën dhe bëni ndryshime në cilësimet e kamerës dhe vlerat e ekspozimit nga komoditeti i telefonit tuaj.

Shkarkoni dhe shpërndani

Lidhuni me pajisjen tuaj inteligjente dhe zgjidhni foto ose video për transferim nga kamera juaj. Në vijim shpërndani përmes rrjeteve sociale ose emailit drejt klientëve, pa telashe.

Ruani hapin e kohës me përditësimet e programit të integruar

Mbajini kamerën dhe objektivat në punë optimale me versionet e fundit të programit të integruar që shpesh mundësojnë funksione të reja. Përditësojeni programin e integruar përmes smartfonit kudo që të jeni, pa qenë nevoja për kompjuter.

Shkrepni dhe regjistroni në distancë

Mbajeni veten jashtë pozës dhe shkrepeni kamerën në distancë përmes funksionit të telekomandës praktike me Bluetooth.

Gjeoetiketoni pozat tuaja

Nëse kamera juaj nuk ka GPS të integruar, përdorni të dhënat e pozicionimit të telefonit dhe shtoni informacionin e vendndodhjes në fotot tuaja për t'i kataloguar dhe vendosur më vonë titujt.

Kontrollojini pozat tuaja kudo që të jeni.

Lidhuni me kamerën tuaj ndërsa e keni në çantë dhe shqyrtojini fotot nga telefoni. Etiketoni fotot më të mira nga telefoni dhe fshini ato që nuk bëjnë punë, duke e bërë shkarkimin dhe redaktimin më të shpejtë kur të mbërrini në shtëpi.

Canon Camera

Shkrepni dhe regjistroni në distancë

Për kafshët e ndrojtura, peizazhet me ekspozim të gjatë, autoportretet interesante apo edhe videoblogime, funksioni i telekomandës shton opsione të reja krijuese në fotografitë dhe videot tuaja. Shikoni pamjen e drejtpërdrejtë në pajisjen tuaj nga distanca, ndërsa keni mundësi të rregulloni shumë prej cilësimeve të kamerës. Ose në ambientet e studios komandoni blicet në distancë duke përdorur ST-E10 Speedlite Transmitter. Dhe për ekspozime edhe më të gjata në modalitetin Bulb, shmangni dridhjet e kamerës duke e përdorur shkrehësin nga programi.

Shkarkoni, vlerësoni dhe shpërndani

Lidhni pajisjen tuaj inteligjente dhe zgjidhni foto ose transferojini aty të gjitha fotot automatikisht. Mund të zgjidhni hapjen e fotove në programe të tjera të Canon, si p.sh. Digital Photo Professional Express për redaktim ose Canon Print për printim. Edhe transferimi i videove nga kamera është i thjeshtë, pa kabllo dhe lëmshe, për të njësuar fluksin tuaj të punës - filmat zvogëlohen për shpërndarje më të lehtë kudo që të jeni. Dhe pas lidhjes me telefonin, mund t'i kontrolloni fotot e kamerës në ekranin e smartfonit thjesht duke përdorur smartfonin – edhe nëse kamera është e fikur. Fotot mund të transferohen në smartfonin tuaj në përmasat origjinale ose të zvogëluara, që të mund t'i shpërndani menjëherë në buletinet tuaja të rrjeteve sociale.

Canon Camera
Canon Camera

Informacion i saktë për vendndodhjen

Duke e lidhur smartfonin me programin Canon Camera Connect mundësoni funksionin GPS të telefonit, në mënyrë që nëse nuk ka vetë kamera Canon, të keni mundësi ta shënoni në hartë dhe regjistroni udhëtimin tuaj, kudo që të ndodheni. Mund dhe ta konfiguroni lehtësisht orën e kamerës kur udhëtoni në breza të ndryshëm orarë!

Mbajeni kamerën të përditësuar

Sigurohuni që të keni firmuerin tuaj të fundit për kamerën dhe objektivin duke i marrë njoftimet e përditësimeve të reja drejtpërdrejt në aplikacion. Shkarkoni dhe instaloni programin e ri të integruar të kamerës përmes telefonit, pa qenë nevoja për kompjuter apo për heqjen e kartave. Kjo garanton që kamerën ta keni të përditësuar me programin më të fundit të integruar kudo që të jeni, me sigurinë se do të keni të gjitha funksionet më të fundit.

Canon Camera

Shkarkoni Canon Camera Connect v3

Aplikacioni Camera Connect është i disponueshëm për t'u shkarkuar falas nga pajisja juaj. Thjesht vizitoni App Store ose Google Play dhe kërkoni për "Canon Camera Connect".

Për pajtueshmërinë e plotë, kontrolloni faqen e programit përkatës.

Informacioni i pajtueshmërisë

Përmes programit Canon Camera Connect përdoruesit do të kenë mundësi të përditësojnë programin e integruar të kamerave të tyre Canon. Ky funksion do të punojë vetëm për përditësimet e programit të integruar për EOS-1D X Mark III EOS R5, EOS R6, EOS R3, PowerShot Zoom dhe produktet e shpallura nga viti 2022 e tutje.

Mbështetja

Po kërkoni këtë program për produktin tuaj Canon?

Artikujt e lidhur

Shkrepni foto të çuditshme sportive që do t'jua lënë pas konkurrentët

Ju pëlqejnë sportet, por nuk dini si t'i shkrepni? Pesë fotografë profesionistë zbulojnë teknikat që kanë përdorur për të shkrepur fotot e tyre të preferuara.

Makrofotografia abstrakte: shkrepja e flluskave të sapunit

Mësoni si të shkrepni pamje të arrira abstrakte makrofotografie shumëngjyrëshe të flluskave të sapunit me këtë udhëzues të thjeshtë hap pas hapi.

Me zemër të lirë

Pesë arsyet përse PowerShot SX740 HS është ideal për fotografinë e natyrës.

EOS R6, EOS R5 dhe EOS-1D X Mark III janë përditësuar

Një përditësim i firmuerit mundëson funksione të reja në kamerat kryesore të Canon. Richard Walch, Martin Bissig dhe Eddie Keogh i vënë ato në provë.