Canon CTP (Content Transfer Professional)

Jepini përparësinë më të lartë procesit të punës dhe ruajini imazhet dhe përmbajtjet video më shpejt se kurrë, falë aplikacionit për fotografitë personale, që është krijuar për performancë të nivelit të lartë.

Lidhuni me USB ose Wi-Fi dhe kryeni transferime automatike

Transmetoni imazhe dhe videoklipe te klientët që në momentin që shkrepen, duke përdorur sinjalin 5G, USB ose Wi-Fi të telefonit tuaj. Aplikacioni mundëson transferimin e skedarëve me USB, Wi-Fi ose 5G për dërgim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në kohë reale, nga kamera në aplikacion, duke mundësuar një proces të shpejtë pune në celular.

Dërgoni informacion drejtpërdrejt te kamera

Përdoreni aplikacionin për të shtuar meta të dhëna IPTC dhe NewsML-G2 në imazhe dhe video, para apo pas shkrepjes. Ngarkojeni kamerën me detaje të shkrepjes si p.sh. vendndodhjen, subjektin, aktivitetin dhe kamerën e përdorur, nëpërmjet funksionit “Caption Template” (Shablloni i titrave).

Pritni, ndryshoni madhësinë dhe modifikoni imazhet ose funksionet e paracaktuara

Pritini dhe dërgojini imazhet ose ndryshoni madhësinë e tyre, si dhe përdorini vlerësimin e mirënjohur me yje për të treguar preferencën, plus shtoni shënime zanore në pozat tuaja për informacione ose udhëzime specifike. Riregjistroni paracaktimet e meta të dhënave në kamerë ose ruajini ato si skedarë në një pajisje celulare.

Filtroni, renditni dhe shikoni në mënyrë të shpejtë dhe efikase

Përfitoni nga ky aplikacion për fotografitë profesionale dhe shikojini imazhet tuaja në miniaturë me madhësi të ndryshme dhe renditini sipas datës, vlerësimit ose statusit të dërgimit. Filtroni sipas llojit të fotografisë ose videos dhe madje edhe sipas opsioneve të audios1.

Vendosni, ruani dhe regjistroni cilësimet e kamerës

Sinkronizoni automatikisht cilësimet e datës dhe orës nga pajisja celulare te kamera dhe shfaqni dhe ndani emrin e modelit, numrin serial ose adresën MAC të kamerës së synuar duke skanuar kodin QR.

Specifikimet

  • Të dhënat IPTC

    Regjistroni metadata përmes fushave të tekstit të aplikacionit

  • Cilësimet e FTP

    Ruani deri në 20 adresa individuale serverësh FTP

  • Importim i lehtë i imazheve

    Lidhuni me sinjal 5G, USB ose Wi-Fi

  • Transferim automatik

    Dërgoni automatikisht imazhe dhe skedarë video në momentin e shkrepjes

  • Përkujtues me zë

    Shtoni shënime zanore në imazhet tuaja

Kamerat e pajtueshme

  • Videokamerat profesionale

    XF605

    Një kamerë fleksibël transmetimi cilësie 4K, që ofron vetëfokusim të avancuar, lidhje dhe transmetim për produksione me kërkesë të lartë.
  • Cinema EOS System

    EOS R5 C

    Shkrepni video mahnitëse 8K dhe foto 45MP me kamerën tonë më të vogël Cinema EOS që është e gatshme për gjithçka.
  • Cinema EOS System

    EOS C400

    Canon EOS C400 rikoncepton prakticitetin – projektuar për të shkëlqyer në xhirime kinematografike, të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe prodhimit virtual.
  • Kamera DSLR

    EOS-1D X Mark II

    Sensor 20,2 Megapiksel me kudër të plotë. Sistem AF me 61 pika. Deri në 14fps. ISO deri në 409,600.
  • Kamera DSLR

    EOS-1D X Mark III

    Jeta është plot me momente të papërsëritshme. Shkrepni më shumë prej tyre me anë të "EOS-1D X Mark III" dhe tregojini botës historinë tuaj vizuale.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R3

    Me shpejtësinë si element kryesor, kjo është kamera pa pasqyra për të cilën kanë pritur fotografët profesionistë të sporteve, lajmeve dhe natyrës.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R5

    Rimendoni se çfarë dini për kamerat pa pasqyrë. Performanca pa kompromis e EOS R5 do të revolucionarizojë fotografinë dhe filmimet tuaja.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6

    Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R5 Mark II

    Kapni momentin, me një kamerë që kombinon shpejtësinë mahnitëse me rezolucionin e pabesueshëm dhe video 8K superiore.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R1

    Qëndroni një hap para me kamerën tonë kryesore EOS - e ndërtuar nga themelet për shpejtësi
  1. Vetëm skedarë video
  2. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
    Mund të ndryshohet pa paralajmërim.