Përmes filozofisë sonë korporative të Kyosei ne përpiqemi të kontribuojmë me ekspertizën tonë imazherik për të bërë diferencën brenda shoqërisë. Kyosei përçon përkushtimin tonë që t'i shikojmë të gjithë njerëzit, pavarësisht kulturës, zakoneve, gjuhës dhe përkatësisë racore, të jetojnë e punojnë së bashku në harmoni për të mirën e përbashkët.
Sponsorizimet
Përmes filozofisë sonë korporative të Kyosei ne përpiqemi të kontribuojmë me ekspertizën tonë imazherik për të bërë diferencën brenda shoqërisë. Kyosei përçon përkushtimin tonë që t'i shikojmë të gjithë njerëzit, pavarësisht kulturës, zakoneve, gjuhës dhe përkatësisë racore, të jetojnë e punojnë së bashku në harmoni për të mirën e përbashkët.
Visa Pour L'Image, festivali ndërkombëtar i fotoreportazhit, mirëpret vizitorë nga e gjithë bota për një sërë ekspozitash, diskutimesh të hapura, paraqitjesh filmike dhe shpërndarje çmimesh.
Kemi privilegjin dhe krenarinë që e kemi mbështetur festivalin Visa Pour L'Image për të 35-tin vit radhazi.
Coral Spawning Lab bashkon një pasion për biologjinë e koraleve për të ofruar një mjet unik për të trajtuar krizën aktuale të koraleve. Të udhëhequr nga shkenca (që ekipi i ka zhvilluar gjatë dekadës së fundit), ata projektojnë dhe instalojnë akuariume me porosi që synojnë kryesisht shumimin e koraleve Scleractinia.
Ne jemi krenarë për mbështetjen e Coral Spawning Lab me pajisjet tona imazherike lider në botë, duke përfshirë kamerën pa pasqyrë Canon EOS R5, trupin e kamerës pa pasqyrë Canon EOS R6 Mark II, objektivin Canon RF 100mm F2.8L MACRO IS USM dhe makrofotoobjektin Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x.
Ne në Canon dëshirojmë të garantojmë që aktivitetet me të cilat hyjmë në partneritet të mund të lidhen e komunikojnë me gamën e gjerë të klientëve tanë në një formë emotive që mbështet qëllimin e markës sonë të "Imazherisë për transformimin e botës sonë".
Të gjitha partneritetet që ndërmarrim duhet të jenë në vijë me vlerat tona dhe kësisoj ne kërkojmë të hyjmë në partneritet me aktivitete që:
- Konsiderohen novatore, të guximshme dhe/ose vizionare
- Që mund të ofrojnë një platformë ku ne të mund të ekspozojmë teknologjinë dhe shërbimet tona
- Promovojnë përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë së mjedisit
- Demonstrojnë filozofinë tonë të korporatës, Kyosei, të të jetuarit dhe të të punuarit së bashku për të mirën e përbashkët.
- Kjo është në vijë me vizionin tonë të korporatës të "pasurimit të jetës dhe të bizneseve përmes eksperiencave imazherike"
Aktualisht ne nuk jemi duke vlerësuar ndonjë mundësi partneritetesh të reja, por kur marrim parasysh një propozim ne përdorim kriteret e mëposhtme për të na ndihmuar të vendosim:
- Ne nuk sponsorizojmë individë apo ekipe. Kjo përfshin blogerët, videoblogerët dhe çfarëdo projekti për udhëtimet ku një individ kërkon një produkt falas në këmbim të promovimit Vizitoni faqen Canon Pro për më shumë informacion për Canon Ambassador Programme
- Ngjarja ose aktiviteti duhet të jetë një projekt mbarevropian. Për aktivitetet lokale, kontaktoni me zyrën përkatëse të Canon
- Ngjarja ose aktiviteti nuk mund të ketë asnjë lidhje fetare, politike apo lidhje me ndonjë konflikt të çdo lloji
- Çdo ngjarje ose aktivitet që marrim në konsideratë duhet të mbështesë objektivat tanë të qëndrueshmërisë
Mund të jeni të interesuar edhe për
Rreth Canon
Mësoni rreth kompanisë botërore Canon, Canon në Evropë, dhe zbuloni më shumë për kompanitë e grupit Canon.
Zyra e shtypit
Këtu do të gjeni lajmet dhe njohuritë e fundit nga Canon, duke përfshirë platformën tonë të blogut dhe VIEW.