Udhëzuesi për përdorimin e logos së Canon

Këshilla për partnerët e autorizuar nga Canon dhe rishitësit e pavarur

Canon tregon shumë kujdes për mbrojtjen e markave tregtare dhe emrave të vet tregtarë. Për këtë arsye, Canon ka përgatitur këto udhëzime për partnerët e autorizuar dhe shitësit e pavarur për ato që ata mund të bëjnë dhe nuk mund të bëjnë për sa i përket përdorimit të logove dhe markave tregtare të “Canon” në faqet e tyre të internetit dhe llogaritë e tyre të medias sociale.

Canon_logo_usage

BËNI

  • Provomoni veten dhe emrin e kompanisë suaj.
  • Tregoni se pikëpamjet tuaja janë tuajat dhe jo të Canon1.
  • Në një faqe interneti, logoja e Canon mund të përdoret nëse vendoset pas një përshkrimi ose imazhi të një produkti të Canon që shitni, gjatë procesit të zakonshëm të një biznesi të ligjshëm, për të treguar origjinën e tij.

MOS

  • Mos përdorni “Canon” ose një markë tregtare të Canon si pjesë të emrit të llogarisë së domeinit ose medias sociale.
  • Mos e përdorni logon “Canon” ose pjesë të logos si ikonë, imazh ose fotografi të emrit të llogarisë suaj.
  • Mos e shkurtoni logon e "Canon", mos e modifikoni ose kombinoni atë me një fjalë ose imazh tjetër.
  • Mos blini një emër domeni dhe mos merrni një llogari të medias sociale që përmban “Canon”, pasi përdorimi i saj do të shkelte të drejtat e Canon2.
  • Mos keqinterpretoni ose mos sugjeroni se jeni një entitet i Canon nëpërmjet zgjedhjes së imazheve, emrave dhe teksteve tuaja.
  • Mos postoni materiale që mund të jenë të jashtëligjshme, mashtruese ose që mund të përcaktohen si shqetësim ndaj Canon ose ndonjë pale tjetër të tretë.

Ju rekomandojmë që të kërkoni këshilla formale të pavarura nëse keni ndonjë pyetje se si të zbatoni këto udhëzime në lidhje me faqen tuaj të internetit ose llogaritë e mediave sociale.

Nëse kërkoni hollësi të mëtejshme rreth përdorimit të logos dhe markave tregtare të Canon, kontaktoni me corporate.communications@canon-europe.com për një dokument/skedar PDF të plotë.



¹ Mos harroni se ju jeni i vetmi përgjegjës nga ana ligjore për materialet që postoni në linjë. Sigurohuni që të zbatoni ligjet për të drejtat të autorit, përdorimin e drejtë, zbulimin financiar dhe ligjet e tjera në fuqi.

² Canon do të kërkojë që çdo emër domeni i marrë nga një palë të tretë që përfshin markat tregtare të Canon t'i transferohen atij dhe Canon do të bashkëpunojë me ofruesit e medias sociale për të mbyllur llogaritë që shkelin të drejtat e Canon.